Arkiva e Vlorës denoncon: Eshtë ndërhyrë në regjistrat e amzave

Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet për disa shkolla në rang qarku, në të cilat ka dyshime për falsifikim të numrit të amzës, apo zhdukje dokumentacioni të qëllimshëm.Kallëzimi është bërë nga Arkiva Shtetërore e Vlorës. Për drejtuesin e saj Auron Rrokaj, shkeljet janë të rënda.Auron Rrokaj: "Gjëndja e trashëguar në 20 e ca vite. Regjistrat e amzave janë të paçertifikuar, me fletë të grisura, me korrigjime me ndërhyrje. Madje në një shkollë që për efekte hetimore nuk po e bëjmë publike emrin ka dhe falsifikime dhe është bërë kallzimi përkatës në prokurori”Rrokaj zbulon se situata është e rënduar dhe në zyrat e Arkivave të Sarandës e Delvinës, ku nuk ka asnjë material nga shkollat e mesme. Afati i fundit është deri më 1 tetor.Auron Rrokaj: “Më 1 tetor nisim betejën kundër informalitetit për anën dokumentare të shkollave. Katrahura me regjistrat e amzave dhe çudirat që dëgjojmë nëpër gazeta të marrin fund. Nëse nuk 2 ZA-të reagojnë do propozojmë shkarkimin e drejtuesve”Sipas ligjit, të gjitha dokumentacionet e shkollave, duhet t'i dërgohen arkivës së shtetit, që në raste zjarresh, të mos humbasin, por të jenë të ruajtura aty./Oranews.tv/