Fasonët dhe industria e “bukës” përballë paketës lehtësuese të pranverës 2014
Industria fasone në vend po kalon ditë të vështira edhe pse qeveria më shumë se një vit e gjysëm më parë, hartoi një paketë lehtësuese që u mendua se do ti vinte në ndihmë këtij sektori. Por ajo nuk solli rezultatet e pritshme. E para sepse që kur u hartua nuk reflektoi kërkesat bazë të biznesit fason, dhe e dyta se edhe ajo paketë që u hartua dhe miratua në pranverë të vitit të shkuar nuk ka sjellë asnjë ndikim pozitiv në këtë industri që zë një të tretën e totalit të eksporteve dhe zë një peshë të rëndësishme në tregun e punësimit me 100 mijë të punësuar. Mimoza Picari sjell një ecuri të përpjekjeve të fasonëve për marrëveshje me qeverinë, premtimet e ekzekutivit dhe rezultatin final sot pas 16 muajsh nga miratimi i paktës me 40 pika. Ndryshimi i sistemit të taksave dhe tatimeve në fund të vitit 2013 kur e majta sapo kishte ardhur në pushtet, shkaktoi një reaksion zinxhir nga biznesi drejt politikës. Shoqatat e fasonëve u grupuan në reshtin e parë të bizneseve që shtruan një presion pozitiv ndaj qeverisë duke folur me gjuhën e kontributorëve të mëdhenj në ekonomi pasi ze 1 të tretën e totalit të eksporteve dhe ka një peshë të rëndësishme në sektorin e punësimit me 100 mijë të punësuar.Fasonët kishin mbështetjen e LSI, partia kryesore e dytë në qeverisje pa votat e se cilës nuk mund ta kalonte paketa fiskale. Bisedimet nisën mes dy partive për të mbërritur në momentin kur LSI kish marrë premtim nga qeveria se në pranverën e 2014 fasonët do të trajtoheshin me një paketë më vete lehtesuese. Ndaj dhe kjo forcë politike e griu kushtëzimin e votës së saj në votimin e paketës e rë fiskale në fund të vitit 2013.Petrit Vasili dhjetor 2013: Qeveria dha garancinë e saj për një impenjim të plotë dhe për një trajtim të një pakete integrale të çështjes së biznesit fason duke konstatur që një zgjidhje e tillë është një zgjidhje më e plotë dhe është zgjidhja më afatgjatë. Ne e kemi pranuar që një zgjidhje e tillë do të ishte më e plotë dhe hartimi i një pakete brenda pranverës së këtij viti dhe mundësia e ardhjes së saj në parlament e bën të domozdoshme pezull këtë paketë në pritje të një pakete tjetër.Qeveria e mbajti premtimin e kohës dhe hartoi paketën me mbi 40 pika që u mendua ti vijë në ndihmë biznesit fason, por duket se sot pas më shumë se një vit nga miratimi i saj në pranverën e viti të shkuar ajo nuk ka mbajtur premtimin e përmbajtjes së kësaj pakete, megjithëse ajo ishte larg kërkesave themelore të biznesit fason, qe kishin lidhje me pezullimin e pagës minimale për dhjete vjet, uljen e tatim fitimit nga 15 në dhjetë siç ishte në paketën ekzistuese fiskale, rritjen e fondit të punësimit dhe lehtësi në dogana heqjen e TVSH për makinerite.E megjithate dicka u arrit, një rrugë e gjatë për të mbërritur në disa lehtësira.Kryeministri e prezantoi vetë paketën përballë fasonëve madje falenderoi dhe përfaqësuesit që arritën të përcojne shqetësimet në menyrën e duhur…Edi Rama, prill 2014: Faleminderit shumë dhe me shumë kënaqësi do ti jap fjalën Gjergjit i cili ka qenë koka tjetër e shqiponjës së industrisë, sepse ne kudo e kemi me dy koka shqiponjën. Me flamendirimi që edhe Gjergji ka qenë përcues i kërkesave të sipërmarrjes.Po ku jemi sot. Dakord që Gjergji Gjika përcoi sic duhet shqetësimet e biznesit fason pranë qeverisë, por ja doli qeveria të përçojë premtimet e saj për lehtësira, në një prej industrive më të rëndësishme në vend.Gjergji Gjika, gusht 2015: Kemi ndërmarjet tona të cilat kanë shkurtuar vendet e punës deri në 50%. Paketa është lënë në mes. 2-3 pikat që kanë funksionuar duhen përmendur si arritje, por në fund të fundit nëse nuk do zbatoheshin as ato, paketa do të quhej e dështuar.Vijmë në premtimet bazë të paketës së fasonëve. Industria përballë doganës.Edi Rama, prill 2014: Edhe e gjithë procedura doganore të kalojë nga një procedurë që ka shkuar 3-4-5 ditë mga njëherë edhe një javë, në një procedurë që do të zgjasë vetëm 4-5 orë.Edi Rama, mars 2014: Ne në atë paketën që kemi për fasonët, pjesën e doganës do ta trajtojmë në mënyrë specifike me risk të ulët, kështu që nga një ditë e dy ditë do kalojmë në pak orë. U rregullua koha por jo problemet brenda saj. Ato mbetën aty, madje u shtuan.Gjergji Gjika: Një pjesë e mirë e tyre tashmë janë fiksuar dhe në ligj, ku nënkuptoj disa pika shumë të rëndësishme të paketës të fiksuar tek ligji i doganave. Nuk gjejnë zbatim në praktikë, dhe jo vetëm një e dy, por kam indikacione nga Shkodra deri në Sarandë, që doganierët vazhdojnë me zbatimin e ligjit të vjetër. Marrim konkretisht diferencën në peshë. Dua t’ju them se ajo është fiksuar shumë mirë tek kodi i ri doganor, por askush nuk e përfill. Shumë kompani po marrin penalitete financiare të papërballueshme dhe absurde për këtë që quhet diferencë në peshë.Dhe si të mos mjaftojë moszbatimi i kodit të ri doganor, ka nisur dhe aplikimi i skanimit në dogana një proces që i shkakton biznesit 22 euro për cdo deklarate. Por jo vetem kaq. Mund ta shkaktoje disa herë këtë kosto për të njëjtën deklaratë.Arben Peci, shtator 2015: Tashmë aplikohet në doganën shqiptare pagesa e 22 euro për deklaratë doganore. Kjo bie ndesh nga ana financiare sepse është një kosto e pastër që i shtohet këtij sektori. Ne kemi drejtuar një letër...absurdi është sepse paguhet në tranzit nga Durrësi në Tiranë, pastaj paguhet në Tiranë, por edhe në eksportin e këtyre produkteve që ne e paguajmë një herë duhet ta ripaguajmë. Pra mendojmë që duhet ripare edhe njëherë kjo.Dhe duke u bazuar tek ky shqetqsim real bordi drejtues i Dhomës Kombetare të Prodhuesve të Veshjeve dhe këpucëve i është drejtuar kryeministrit, Ministrit të Ekonomise dhe atij të financave të ndërhyjnë për të zgjidhur cështjen e tarifës së skanimit për sistemin tranzit te doganës. Vijmë tek premtimi për tatim fitimin. Qeveria nuk aplikoi një tatim fitim 10%, për industrinë fasone sic ajo kërkoi. Tatimi mbeti 15%, por u tha se 5% do tu kthehej sërish mbprash në një rruge dytësore.Edi Rama, prill 2014: Kemi pasur një diskutim kur kaluam paketën e re fiskale lidhur me tatimin mbi fitimin dhe kemi arritur në përfundimin që rritja prejk 5% e tatim fitimit për industrinë tuaj do të konsiderohet si kontribut i industrisë për vetëveten dhe ashtu sic do të merren paratë nga kjo rritje ashtu do të vihen në dispozicion të industrisë me një proces që do të jetë transparent dhe këto para do të shkojnë për ato kompani që do të paraqesin plane të re punësimi dhe zhvillimi. Ne kalojmë në një qasje aktive, që do të thotë që ai fond që do të krijohet nga të ardhurat e marra prej kontributeve tuaja mbi fitimin do të jetë në dispozicionin tuaj.Arben Peci, shtator 2015: Po po është një premtim i kryeministrit në mënyrë personale që pjesën, diferencën prej 5%, pra nga 10-15% do ta trajtonin në mënyrë të tillë që ta përfitonin këto subjekte. Në këtë kuptim është edhe fond ii nxjtjes së punësimit, të cilat janë realizuar por nuk është përfituar në mënyrë totale. Pra 5 % që u premtua nga tatimi fitimi tu kthehej në këtë formë, nuk iu kthye të gjothë prodhuesve dhe nuk ishte i vlefshëm për të gjithë. Ka një tjetër problem me TVSH e makenerive të importit. U tha se do merreshin masa, ndërkohë që disa makineri janë të përjshtuara nga tvsh, por edhe këtu në doganë ka merifete për të cilat kryeministri ishte në dijeni kur u hartua paketa në ndihmë të biznesit fason në prill të 2014.Edi Rama, prill 2014: Nga ana tjetër kemi folur edhe për problemet që ju keni me listën e makinerive të parjashtuara nga TVSH dhe kemi rënë dakord që të diskutojmë dhe të vendosim për një listë të finalizuar në bashkëpunim me ju. Ashtu sic kemi pasur një ballafaqim mes jush dhe doganave për atë cudinë që ju ndodh ju kur sillni makina qepse që ajo pjesa e sipërme quhet makineri që përjashtohet nga tvsh kurse tavolina quhet që nuk përjashtohet nga tvsh sepse ato vinë të ndarë për të mos u dëmtuar.Po biznesi i prodhimit të veshjeve dhe këpuceve, sugjeron përjshtimin e makinerive nga listaArben Peci, shtator 2015: Ajo tvsh që aplikohet dhe bëhet është e pakuptimtë. Por si ndjehet sot LSI partia qe e mbrojti me forcë biznesin fason kur u hartua paketa e re fiskale në 2013 dhe detyroi qeverinë të ulej në hartimin e një drafti lehtësues që edhe pse nuk ishte mishërimi i plotë i gjithë kërkesave të prodhuesve fason kishte rëndesinë politike në thelb.Mimoza Picari: Ju keni mbështetur një prej paketave më të rëndësishme të industrisë që ka një numër të lartë të vendeve të punës, sikurse është industria fasone. Nga disa pika të kësaj pakete që ju keni përkrahur nuk është zbatuar thuajse asnjë. Të paktën kështu deklarojnë përfaqësues të biznesit fason. Si ndiheni ju përballë këtij zhgënjimi të tyre, pasi duhet thënë që kjo industri është në vështirësi realisht?Ilir Meta, gusht 2015: Padyshim që kjo industri është një industri në vështirësi. Është një industri që bazohet kryesisht në kostot e ulëta, kështu që çdo rritje e këtyre kostove, sado e vogël të jetë, i vendos këto industri dhe këto aktivitete në vështirësi shumë të mëdha, duke pasur parasysh që edhe kërkesa në tregjet ndërkombëtare është në rënie për shkak të vetë konsumit apo të kërkesës për këto lloj produktesh, prej këtyre tregjeve. Mendoj që për të garantuar mbijetesën e tyre dhe rritjen e aktivitetit të tyre, padyshim që zbatimi i asaj pakete për të cilën kemi rënë dakord është i domosdoshëm dhe një pjesë shumë e mirë e brendisë së kësaj pakete ka të bëjë me evitimin e shumë hallkave të panevojshme burokratike, të cilat e vënë në vështirësi këtë biznes dhe i krijojnë kosto si në drejtim të kohës në mënyrë të veçantë ashtu edhe të funksionimit të këtyre aktiviteteve. Mos harrojmë që një punë shumë e madhe këtë aktivitet e lidh me doganën për arsye sepse importojnë lëndët e para, eksportojnë më pak produktet e tyre dhe një funksionim më i mirë, më i shpejtë, më transparent, më bashkëpunues është i domosdoshëm.Por pati edhe një tjetër premtim për biznesin që mban me bukë mbi 100 mijë njerez në Shqipëri.Edi Rama, prill 2014: Më 1 maj ne do të hapim panairin e punës në Pallatin e Kongreseve, ku padyshim do të jenë të ftuara kompanintë nga të të gjithë sektorët pa dyshim do të jeni të pranishëm edhe ju.MZHETS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës ka hartuar një projekt Vendim “Për dhënien në huapërdorje, pa kundërshpërblim, të një sipërfaqeje prej 300 m2, në favor të Shoqatës Kombëtare të Prodhimit të Veshjeve për krijimin e një “show room-i”, të vendosur në sallën e ekspozitës kati I-rë në Muzeun Kombëtar.Premtimi u mbajt … për herë të parë mbahet një panair tejet i vecantë në Muzeun Historik Kombëtar, si rrallë herë ky panair u mendua t'i vinte në ndihme biznesit fason.
/Oranews.tv/