Papa Francesko ka mbajtur meshën e tij të shenjtë në sheshin "Plaza de la Revolucion"

Papa Francesko ka mbajtur sot meshën e tij të shenjtë në sheshin "Plaza de la Revolucion" në kryeqytetin Havana të Kubës në altarin e vendosur përballë një gjigantografie murale të heroit kubanez Che Guevara.Përballë rreth 600 mijë personave të pranishëm Papa Francesko ia dedikoi meshën e tij revolucionit të Ungjillit mbi përtëritjen e jetës personale, familjare e shoqërore. Fjalët e lutja e Atit të Shenjtë u ndalën te dashuria e shërbimi sipas shembullit që ka lënë Jezu Krishti."Mos ta harrojmë Lajmin e Mirë- tha Papa Francesko gjatë meshës, mos të harrojmë se madhështia e një populli, e një kombi, madhështia e një njeriu bazohet gjithmonë mbi shërbimin që mund të ofrojë për vëllezërit e vet më të brishtë e nevojtarë."Pavarësisht se ka ndjekur rrugën e komunizmit, Kuba ka një Kishë të gjallë, shenjë e dukshme e së cilës qenë dhe sot Kungimet e Para të kryera gjatë meshës nga vetë Papa Francesko ndaj 10 fëmijve kubanezë.Papa Françesku është Papa i tretë, që viziton ishullin karaibik, pas Gjon Palit II (21-26 janar 1998) e pas Benediktit të XVI (26-29 mars 2012). Motoja e zgjedhur për këtë vizitë është "Misionar i Mëshirës" dhe i referohet qartë Vitit Jubilar, që do të nis më 8 dhjetor, me rastin e 50-vjetorit të përfundimit të Koncilit II të Vatikanit.Pasdite, Ati i Shenjtë zhvilloi një takim në Pallatin Presidencial, me Presidentin e vendit Raul Castro, ndërsa Delegacioni i Vatikanit i kryesuar nga sekretari i Selisë së Shenjtë, kardinali Piero Parolini u takua me përfaqësues të lartë të qeverisë kubaneze.Papa Francesko kremtoi lutjen e mbrëmjes me meshtarët e seminaristët në katedralen e Havanës, me dëshminë e një murgeshe, që ia dedikoi jetën Zotit në një sistem komunist si ai kuban.Me mjaft interes pritet sot rreth orës 22.00 në Europë takimi i Papa Franceskos me liderin e moshuar kubanez Fidel Kastro, takim që do të zhvillohet në banesën e ish Presidentit kubanez, i sëmur prej kohësh e i tërhequr tashmë nga jeta e tij politike.Pas kryeqytetit kubanez Havana, Papa Françesku do të vazhdoj vizitën e tij në qytetin Holguìn, ku gjëndet dhe shtatorja e shënjtorees mbrojtëse të Kubës,Virgen de la Caridad del Cobre.