Kosova dhe Shqipëria gati projektet për shtimin e vizitorëve

Resurset e mëdha turistike që kanë dy rajonet e Kukësit dhe Prizrenit dhe shfrytëzimi i tyre, ka ulur në tryezën e bisedimeve ekspertë nga Shqipëria dhe Kosova. Të mbledhur në Prizren, palët kanë diskutuar për projektet e përbashkëta të Gjakovës, Tropojës, Prizrenit dhe Kukësit. Interes shfaqi ideja e shfrytëzimit të liqenit të Fierzës, për turizëm.Qemal Minxhozi: “Prizreni duke qenë gjeografikisht si një portë hyrëse nga Shqipëria për shumë të huaj për ta vizituar, do të dijë të kthehet në një qendër rajonale turistike”Projektet ndërkufitare që do të bashkëfinancohen nga qeveritë e Kosovës dhe shqipërisë, do diskutohen dhe me operatorët turistikë.Bashkëveprimi në turizëm do të përqendrohet tek sjellja e sa më shumë grupeve turistike nga Shqipëria në Prizren apo Gjakovë dhe anasjelltas.dagasd kuks prire kukes prizeren2 asdg kukes prizer