Arrestohet shqiptari, fshehu 5 kg heroinë në murin e shtëpisë

Një shqiptar u arrestua të premten (18 shtator) në Greqi pasi kishte fshehur 5 kg heroinë në murin e shtëpisë.Policia greke arrestoi 39-vjeçarin shqiptar në shtëpinë e tij në zonën e quajtur Atika në Athinë.Investigimi erdhi disa ditë pas hulumtimesh metodike dhe vënies re të lëvizjeve të sasive të mëdha të heroinës.Pas varëses së rrobave, në të çarat e murit të shtëpisë së tij u gjendën 25 pako me heroinë që peshonin më shumë se 5 kg, njoftojnë mediat greke.Policia pasi identifikoi 39-vjeçarin shqiptar, bëri të mundur vënien e tij në pranga pas një operacioni surprizë. Gjithashtu u sekuestruan edhe 120 euro si dhe dy telefona celularë.na-1_6 na-2_3 na-6_1 na-3_2vrasj