Refugjatët sirianë, qeveria gati planin por mohon negociatat për strehim

Qeveria shqiptare ka marrë masat për mundësinë që emgirantë siriane të strehohen në vendin tonë, por mohon të jetë në negociata me palë të treta.Pas raportimeve se Shqipëria mund të presë mijëra emigrant të Sirisë, Ora News kontaktoi drejtorin e Komunikimit pranë Qeverisë, Endri Fuga i cili sqaroi:"Nuk ka asnjë diskutim për këtë çështje me palë të treta. Qeveria shqiptare, njësoj si të gjitha vendet e Europës që mund të preken nga kriza e refugjatëve sirianë, ka ngritur një grup pune dhe po punon për një plan të posaçëm, për të qenë të përgatitur dhe në gatishmëri. Kjo është një praktike normale, e ndjekur nga të gjitha vendet e rajonit".Lajmin e ka mohuar edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili duke iu përgjigjur interesit të CNN në këtë drejtim, e quan fals raportimin se Shqipëria do të pranojë 75mijë refugjatë sirianë. "Nuk ka negociata dhe nuk jemi të përfshirë në asnjë diskutim", thotë Bushati.Edhe zëvendësministrja e Brendshme, Elona Gjerbrea konfrimoi në studion e Ora Neës ngritjen e një grupi të posaccëm punë për përballimin e krizës së emigrantëveGazeta gjermane "Bild" dhe ajo britanike "The Telegraph" kishin raportuar se qeveria shqiptare po dakordësohet me BE për të strehuar 75 mijë emigrantë.Masat qeveria shqiptare po i merr ne prag të pjesëmarrjes së kryeministrit Edi Rama në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ku presidenti Barak Obama do të zhvillojë një samit ndërkombëtar për luftën ndaj shtetit islamik.qeveria per emigrantet[caption id="attachment_583379" align="alignnone" width="640"]sadga Zëvendësministrja e Brendshme, Elona Gjerbrea ne Ora News[/caption]endri fuga