Inspektoriati ndërtimor ndërhyn pranë qendrës së Fierit

 Në Fier inspektoriati ndërtimor ka nisur aksionin për shembjen e disa godinave të vjetra të pozicionuara pranë qendrës së qytetit.  Aksioni që do vijojë gjatë gjithë javës, pritet të shoqërohet dhe me kundërshtime nga pronarët e objekteve që preken nga projekti për shtimin e hapësirave të gjelbra të qytetit.Fier- Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik në Fier ka nisur ndërhyrjen për prishjen e 35 godinave të vjetra, pranë qëndrës së qytetit.  Aksioni nisi pas aprovimit të projektit për ndërtimin në hapësirën 2.5  hektarëshe, të një parku publik.Ndonëse jo të gjithë pronarët e objekteve janë dakorduar për shembjen e tyre, puna ka vijuar.Hadër Çako kreu i INUV Fier: Pavarësisht për fajin e atyre që nuk e kanë hipotekuar, por është një pronë që kanë hedhur diçka dhe ne nuk është se kënaqemi që dëmtojmë këto pronarë. Ne i prishëm këto objekte në zbatim të ligjit për një gjë të mirë” Vendimi për shpronësimin e banorëve që preken nga projekti për shtimin e hapësirave të gjelbërta të qytetit, do merret në mbledhjen e së hënës të Këshillit Bashkiak të Fierit.fier