Apeli i Panaritit: Fermerët të formalizojnë prodhimet, përfitojnë subvencione

Në kuadër të aksionit kundër tregtimit të jashtëligjshëm, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i bën thirrje fermerëve të formalizojnë shitjen e prodhimeve si rruga  që i çon në përfitmin e subvencioneve.Panariti thotë se prodhimet do të regjistrohen në pikat e grumbullimit, numri i të cilave do të shtohen, duke nisur nga një pikë grumbullimi që do ngrihet ne Maliq.Cfare duhet të ndodhë në treg që këto pamje të mos i shohim më. Që tregtarët të shesin mallin e tyre dhe shteti të marrë ate që i takon.Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti I bën thirrje fermerëve të formalizojnë shitjen e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. Në kuadër të formalizimit të tregtimit, Panariti thotë se respektimi i ligjit do t’i sjellë vetëm përfitime fermerëve, siç janë subvencionet.Edmond Panariti: Skema tashmë të mbështetjes financiare do të kenë si parakusht identifikimin dhe regjistrimin e prodhuesit dhe njëkohësisht skemat e mbështetjes së BE, të cilët janë jo të pakta. Kanë si parakusht që fermeri të jetë i identifikuar dhe i regjistruar në mënyrë që të përfitojnë nga skemat e mbështetjes, qofshin këto grantë, qofshin këto kredi.Ministri Panariti premton edhe shtim të pikave të grumbullimit të prodhimeve të fermerëve. Kjo proçedurë do ndodhë edhe me tregtarët e vegjel që kryesisht prodhimin e tyre e sigurojne nga  siperfaqet e mbjella pranë shtëpive dhe bagëtitë.Edmond Panariti: Ky formalizim do të bëhët në nivel të pikave të grumbullimit, pasi aty bëhet shitja dhe blerja e produktit bujqësor që prodhohet dhe dorëzohet dhe aty pajiset edhe me kupponin e shitjes, që është faturë shitje dhe një dokument fiskal që jo vetëm formalizohet prodhuesi, por përfiton edhe nga masat e subvencionit.Një nga problemet me të cilën po përballen fermerët sot është mungesa e regjistrimit të  produkteve që do të kryehet pikërisht në pikat e grumbullimit. [caption id="attachment_583492" align="alignnone" width="640"]panariti Ne foto : Edmond Panairi[/caption]/Oranews.tv/