Greqi, Tsipras "përligj" fitoren, pritet koalicion me Grekët e Pavarur
Populli i Greqisë ka rikonfirmuar edhe njëherë fitoren SYRIZA-s të Aleksis Tsipras, duke e renditur si forcën e parë politike në vend, të ndjekur nga Demokracia e Re.Tsipras tha se partia e tij ka një mandate të qartë pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme, të dytat në më pak se 9 muaj.Por shtoi se Greqia do të përballet me një rrugë të vështirë të rimëkëmbjes nga kriza financiare. Kjo do të bëhet vetëm me një punë të vështirë.Megjithëse Syriza fitoi me 35 %, është një rezultat më i ulët se rezultati në zgjedhjet e kaluara.Ndërkohë partia e Tsipras nuk mund të qëverisë dot e vetme pasi merr vetëm 145 nga 300 deputetët e parlamentit. Pёr njё shumicё absolute janë tё nevojshme 151 mandateSyriza do të formojë koalicion me grekët e pavarur. I gatshëm për koalicion është shprehur dhe lideri i partisë së djathtë e cila në këto zgjedhje merr 10 vende në parlament.Partia konservative, Demokracia e Re, partia e dytë në vend ka marrë 28% të votave dhe do t’i takojnë 75 ulëse në parlament.Dalja në zgjedhje ka qenë 55%, e cila krahasuar me zgjedhjet e kaluara konsiderohet të jetë e ulët.Neonazistët e Agimit të Artë konfirmohen forca e tretë politike me 7.% të votave kundrejt 6. 3 % që fitoi në zgjedhjet e janarit. Të përkthyera në mandate në Parlament, Agimi i Artë merr 20 deputetë. Me pas vjen PASOK 6.39%, me 17 mandate, Partia Komuniste me 5.46%, ose 15 mandate dhe Grekët e Pavarur 3.65%, me 10 mandate.Tsipras: Fitore për popullinNë një fjalim përpara elektoratit të tij, Aleksis Tsipras tha se rezultati është një fitore për popullin. Ai u shpreh se ndihet i privilegjuar nga ky sukses, duke shtuar se populli grek i ka dorëzuar një mandate të qartë për të qeverisur për 4 vjet.Aleksis Tsipras: Rezultati eshte një mandat i qartë për të hedhur mënjanë ato forca që janë duke na frenuar. Populli na dha nje mandat të pastër për të vazhduar luftën brenda dhe jashtë vendit. Rimëkëmbja duhet të vijë përmes punës së madhe. Mandati 4 vjeçar për t’i dhënë fund korrupsionit.
Grekët e Pavarur gati të krijojnë koalicion me SYRIZA-nPartia e Grekëve të Pavarur tha të dielën se do të jetë në aleancë më fituesin e zgjedhjeve, për të formuar një qeveri koalicioni.“Nga nesër në mengjes, me Aleksis Tsipras si kryeministër ne dotë formojmë qeverinë”, tha Presidenti i Grekëve të Pavarur Panos Kamenos.
Vangelis Meimarakis pranon humbjenLideri i Demokracisë së Re, Vangelis Meimarakis ka pranuar humbjen pas publikimeve të rezultateve të para, që e nxjerrin SYRIZAN fituese.“Rezultati i zgjedhjeve duket se tregon se partia e parë është SYRIZA. Unë e përgëzoj Aleksis Tsipras” ka thënë Meimarakis përpara gazëetarëve.
Exit Poll-et e para: Syriza kryeson me një avantazh të lehtë.Edhe Ezit Poll-et tregojne se Zyriza e Aleksis Tsipras kryeson forca e parë politike me 30-34 %. Demokracia e Re 28.5-32.5%, ndërsa Agimi i Artë konfirmohet forca e tretë politike në vend me një përqindje që varoin nga 6.5-8%. Më pas vijnë Pasok me 5.6-7.6%; Partia Komuniste 5.4-7.4%; Lumi 4-6%; Unioni i Qendrës 2.5- 3.5%; Uniteti Popullor 2.7-3.7%; Grekët e Pavarur 3- 4%The Guardian shkruan se zyrtarët SYRIZA kanë deklaruar se se ata do të formojnë një qeveri brenda tri ditëve.Cilado parti që vjen për herë të parë në zgjedhjet e sotme do t'i dorëzohet mandati nga Presidenti Prokopis Pavlopulos, duke u dhënë atyre 72 orë për të formuar një administratë.Në këto zgjedhje, të cilat ishin të treta brenda një viti pjesëmarrja në votim ka qenë shumë e ulët.Aleksis Tsipras do të tentojë që të rimarrë në dorë frenat e ekzekutivit, një muaj pas dorëheqjes së tij si kryeministër.Këtë herë ai shpreson që të arrijë një shumicë të cilësuar në Parlament, gjë të cilën e shprehu edhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.