Lushnje, vendorët dhe policia bashkërendojnë masat nëpër shkolla
Problemi i sigurisë së nxënësve të shkollave, ka detyruar Prefektin e Lushnjes, që të thërrasë në një takim urgjent perfaqsuesit me te larte të policisë së qytetit , për të bashkerenduar punën. Nxënësit ndeshin vështirësi gjatë lëvizjes për në shkollë për shkak të trafikut.Ilir Dervishi , prefekt i Lushnjes: “Do të kërkoja nga policia e shtetit mbikqyrjen në mënyrë permanente nëpërmjet patrullave të lëvizshme të shkollave”.Policia e lushnjes ka percaktuar 10 njësi efektive prezente në oraret e fillimit dhe mbarimit të mësimit.Eduart Sulejmani, Shef i Komisariatit Lushnje: “ Janë përcaktuar shërbime policore që do të jenë dhe janë prezente në të gjitha ambjentet mësimore në të gjitha shkollat, në mëngjes në orarin e fillimit të mësimit, në orarin e pushimit si dhe në përfundim të procesit të mësimit”.Gjatë takimit në prefekturë u ngrit dhe shqetësimi i fitjes së mundshme të lëndëve narkotike nëpër ambientet shkollore, ndaj u kërua ndihma e psikologut për ndërgjegjësimin e nxënësve.