Ekspertët: Formalizimi i biznesit të vogël të bëhet jo me masa të ashpra

Bizneset e vogla nuk mund të futen në rrugën e formalizimit vetëm me masa shtërnguese.Ekspertët deklarojnë se shteti duhet të marrë përsipër kostot e formalizimit pasi në kundërt rrezikon falimentimin e tyre.Eksperti Ardian Civici shprehet se biznesit të vogël nuk mund ti kërkohet të blejë kasë fiskele për një ditë.Ardian Civici: E kanë nën kontroll, e ndihmojnë që të formalizohet, por nuk janë rigorozë  deri në ekstrem që sot fillon aksioni ose duhet të kësh kasë fiskale ose duhet ta mbyllësh. Blerje e kasës fiskale mund ta rëndojë atë që të mbyllë këtë biznes.Të njëjtin shpjegim jep edhe eksperti Arjan Kadareja i cili deklaron se  ndaj biznesit të vogël duhet të  ketë më shumë mbështetje pasi në të kundërt rezultatet e formalizimit do të jenë afatshkurtraArjan Kadareja: Për bizneset e vogla duhen masat favorizuese të jenë më të mëdha sesa për biznesin e madh dhe të mesëm.Ndërsa përsa i përket sektorit të bujqësisë  Civici shprehet se duhet një strategji e veçantë për formaliziminArdian Civici: Nuk mund të vazhdojmë të pranojmë për një kohë të gjatë që aty ku kemi rreth 45% të popullsisë dhe marrim 18% PPB, të jetë në nivel kaq të lartë informaliteti.Arjan Kadareja nga ana tjetër e cilëson  edhe bujqësinë nje biznes të vogël   dhe  apelon që për  formalizimin e saj të ndiqen një sërë drejtimesh.Arjan Kadareja: Edhe në sektorin bujqësor formalizimi duhet shoqëruar me ndihmë.Që prej 1 shtatorit në vend ka nisur një aksion për të formalizuar ekonominë.biznesi i vogel/Oranews.tv/