Totozani në Gjirokastër: Dekriminalizimi dhe lustracioni janë jetikë

 "Dekriminalizimi dhe lustracioni janë jetikë, ndaj çdo nismë që synon t'u sigurojë qytetarëve një pushtet të qytetëruar është i mirëpritur”. Deklarata është bërë nga avokati i popullit Igli Totozani në Gjirokastër, pas takimeve që pati me qytetarët.Igli Totozani: “Qytetarët një nga të drejtat e tyre që kanë është që të kenë një pushtet që kujdeset për ta. Një pushtet që përbëhet nga njerëz të ndershëm, korrektë, pa probleme të natyrave të ndryshme që i bëjnë ata jot ë përshtatshëm për t’i shërbyer qytetarit. Dekriminalizimi dhe lustracioni janë jetike”.Igli Totozani ka qenë në gjirokastër, në kuadër të turit që po ndërmerr në të gjithë vendin për t'u njohur me problemet më shqetësuese të qytetarëve. Më pas Avokati i Popullit do t'ia përcjellë raportin Kuvendit të Shqipërisë.totozani gjirokaster