Kukës, humb jetën 15-vjeçari, e godet rrufeja teksa fliste në telefon

Një 15 vjecar, në fshatin Përbreg në Njësinë Administrative Tërthore, ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga një rrufe.Ngjarja është bërë e ditur nga banorët e zonës, të cilët thonë se i riu ka qenë duke komunikuar në telefon, teksa një rrufe e ka goditur duke e lënë të vdekur në vend.Ata e kanë dërguar në spitalin e Kukësit, por ai ka mbërritur i pajetë, ndërkohë që bluzat e bardha nuk kanë mundur që të bëjnë asnjë gjë, për të mbajtur atë gjallë./Oranews.tv/