Sarandioti dhe bariu kapen me 12 kilogram kanabis
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2015, 12:40
Një sasi prej 12 kg lëndë narkotike të llojit "Canabis-sattiva" është sekuestruar në Sarandë, ndërsa janë arrestuar në flagrancë Sadik Ogiçi, 59 vjeç, dhe Vasil Nune, 59 vjeç, të dy banues në Sarandë (foto ilustruese)"Arrestimi i këtyre personave u krye në lagjen nr.1 të Sarandës, në banesën e shtetasit: Sadik Ogiçi. Gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën lëndën narkotike prej 12.310 kg, e cila ishte e vendosur në një thes plasmasi të zi, gati për t'u shitur."Vasil Nune, punonte si bari për Sadik Ogiçin dhe bashkëpunonte me këtë të fundit në lidhje me këtë vepër penale" informon policia e Vlorës/Oranews.tv/