Bizneset ngrenë qepenat, pas aksionit kundër informalitetit rifillon puna
Pasi mbyllen qepenet për ti paraprirë ndëshkimeve të paralajmëruara nga qeveria për luftën ndaj informalitetit, bizneset kanë rifilluar punën.Pas kamerave bizneset ankohen për masat tejet agresive të qeverisë teksa i kërkojnë kësaj të fundit të adresojë inspektimet në dogana aty ku edhe sipas tyre ndodh informaliteti më i madh.Ndërkohë megjithë përpjekjet e qeverisë për të shmangur rradhët në zyrat e QKR-së, qytetarët vijojnë të dynden në dyert e këtij institucioni. Ata ankohen per procedurat te ngadalta."Kaos dhe anarki. Shumë sportele për asgjë. Meqë njerëzit paguajnë si taksa duhet të shërbehen me dinjitet" thotë një qytetar sapo del nga QKRDisa ditë më parë qeveria njoftoi se shërbimi i regjistrimit të bizneseve do të kryhet edhe në noteri, për të shmangur kështu rradhët në sportelet Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.