Papa Françesku në Kubë pritet nga Raul Kastro: Sot Bota ka etje për paqe

Papa Francesku nisi vizitën e tij të parë në Kubë duke kërkuar që Kisha të ketë "Lirinë" për të ndjekur misionin e saj, në vizitën e tij të parë.Gjithashtu përshëndeti përmirësimin e marrëdhënieve mes SHBA-së e Kubës, 'si një shembull i pajtimit për të gjithë botënSot pritet me mjaft interes vizita e Papa Franceskos në banesën e liderit kubanez Fidel Kastro si dhe Mesha e Shenjtë që do të mbaj në Katedralen e Havanës.Vizita nisi të shtunën- Papa Francesko ka nisur udhëtimin e tij të 10 apostolik nëpër botë.Ati i Shenjtë ka mbërritur të shtunën pasdite në kryeqytetin Havana të Ishullit të Kubës.Është kjo vizita më e gjatë kohore e Atit të Shenjtë. Prej 19-28 shtatorit kjo vizitë do të zhvillohet në tre qytete të Kubës; Havana, Santiago e Holgui e më pas do të vazhdoj në SHBA."Sot Bota ka etje për paqe" është shprehur Papa Francesko gjatë bashkëbisedimit me gazetarët që e shoqëronin në bordin e avionit papal, duke kërkuar një vëmëndje të vecantë ndaj luftërave në botë, krizës së emigrantëve, fluksit të madh të tyre për t'ju larguar luftës e për të shpëtuar nga vdekja.U prit nga Raul Kastro - Në aeroportin ndërkombëtar të Havanës Papa Francesko është pritur nga Presidenti kubanez Raul Kastro, nga Kryepeshkopi i San Cristobal i Havanës, Jaime Lucas Ortega y Alamino e personalitete të larta të Shtetit."Populli kubanez ju pret me mirënjohje të thellë respekt e mikpritje"- deklaroi Presidenti Raul Kastro në fjalimin e mirëseardhjes në aeroportin e Havanës.Nga ana e tij Papa Francesko kërkoi të përcjell "një respekt e konsideratë të veçantë për liderin e madh Fidel Kastro, por dhe për të gjithë ata persona që për shumë motive nuk mund t'i takoj dot në këtë udhëtim, si dhe të gjithë kubanezët kudo në botë. Kisha Katolike do të vazhdoj të shoqëroj e të inkurajoj popullin kubanez në shpresat e tij për të ardhmen, në përpjekjet e tij për liri."Normalizimi i marrëdhënieve Kube- SHBA- Sa i takon normalizimit të raportin mes Kubës e SHBA, Ati i Shenjtë kërkoi nga përgjegjësit politik të vazhdojnë në këtë rrugë duke aktivizuar të gjithë potencialin e mundshëm në shërbim të paqes e mirëqënies së popujve të tyre, të gjithë Amerikës e si një shembull pajtimi për një botë të tërë.""Prej disa muajsh, - u shpreh Papa Francesco gjatë fjalimin të tij në aeroportin e Havanës, - jemi dëshmitarë të një ngjarje që na mbush me shpresë; procesi i normalizmit të raportit mes këtyre dy vendeve, pas vite e vite largësie. Është kjo një shenjë e forcimit të kulturës së dialogut, të pikëtakimit, të sistemit të vlerësimit universal larg një sistemi të vdekur me kohë përbërë nga dinasti e grupe."Raul Kastro falenderon Papa Franceskun-  Ndërsa nga ana e tij Presidenti kubanez u shpreh se "embargo ndaj Kubës, provokon dëme të mëdha humane, është mizore, imorale, ilegale. Presidenti Raul Kastro e falenderoi Atin e Shenjtë për mbështejen në rrugën e dialogut mes Kubës e SHBA. "Vendosja e marrëdhënive diplomatike mes nesh është vetëm hapi i parë drejt normalizmit të raportit mes dy vendeve, tha ai, kjo rrugë do të kërkoj zgjidhjen e mjaft problemeve e padrejtësive." C_4_articolo_2134295__ImageGallery__imageGalleryItem_13_image C_4_articolo_2134295__ImageGallery__imageGalleryItem_3_image C_4_articolo_2134295__ImageGallery__imageGalleryItem_12_image C_4_articolo_2134295__ImageGallery__imageGalleryItem_5_image_85646040_029164465-1 _85644566_b63385c1-de58-46b7-862a-8c56ce9692a3 _85645926_029165142-1