Përplasje me armë zjarri 2 banda në Milano, plagosen 2 shqiptarë

Dy shtetas shqiptarë janë plagosur në Milano të Italisë si pasojë e një përballje mes dy bandash të armatosura.Ngjarja ka ndodhur në rrugën Oxilia rreth orës 02.00 të mëngjesit të sotëm (20 shtator).Dy shtetasit shqiptarë, njëri 25 dhe tjetri 33 vjeç, janë plagosur në këmbë, raportojnë mediat italiane.Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur nga autoritetet italiane.  Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Sipas karabienierëve kjo duket si përballje për larje hesapesh, por ende nuk dihen shkaqet e vërteta të ngjarjes.Policia u tthirr në telefon nga banorët e zonës përreth që dëgjuan të shtënat nga ballkonet e tyre.