Rikthehen tensionet në Hungari, emigrantët i drejtohen Kroacisë
Ka nisur me tension edhe dita e sotme në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë. Policia hungareze ka përdorur gaz lotsjellës ndaj refugjatëve që presin të kalojnë kufirin.Për momentin situata është qetësuar por autoritetet janë në alarm se situata mund të përcipitojë sërish.Ndërkaq autoritetet kroate janë treguar të gatshme për të pritur emigrantët edhe pse pranon se është e vështirë të përballohet ky fluks i madh emigrantësh.Përplasjet në kufi që nisën pasditen e djeshme kanë shkaktuar plagosjen e 300 personave. një situatë e tillë po shton shumë edhe tensionet midis Hungarisë dhe Serbisë. I ashpër edhe reagimi I OKB-së për dhunën e ushtruar. Sekretari iPërgjithshëm i OKB Ban Ki Moon e konsderoi të papranueshëm reagimin e policisë dhe u shpreh i shokuar nga pamjet që kanë transmetuar mediat.Mësohet se deri mëngjesin e sotëm në Kroaci kanë hyrë më shumë se 5 500 emigrantë ndërsa më shumë se 7,266 migrantë hynë në Gjermani. /Oranews.tv/