Furgoni me nxënës shkolle përplas për vdekje 60 vjeçarin teksa peshkonte
Nje 60-vjecar është përplasur për vdekje në autostradën Lushnje-Fier teksa peshkonte në kanalet anësore të këtij aksi.Viktima Agron Bello 60 vjec nga Savra e Lushnjes, eshte aksidentuar rreth ores 7.30 te mengjesit nga nje furgon i cili shkonte të transportonte nxënës në Lushnje.Sipas policise, mjeti i drejtuar nga shtetasi Maksut Dertli pasi e ka perplasur 60- vjecarin , e ka marrë dhe e ka dërguar në spiatlin rajonal, por viktima ka mbërritur i pajetë. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit.Autostrada Lushnje-Fier eshte kthyer ne një aks problematik per shkak te ecjes përgjatë saj të këmbesoreve dhe personave me bicikletë.[caption id="attachment_581532" align="alignnone" width="893"]
Ne foto : Policia e Lushnjes[/caption]