Lame: 2290 ish-pronarë morën kompensim, brenda mandatit do legalizojme zonat informale

1.4 miliardë lekë te reja të ardhura është fondi I alokuar në buxhet falë procesit të legalizimeve për periudhën janar gusht 2015.Kreu i Aluzinit Artan Lame i ftuar në Ora News pohoi se kjo dëshmon një rikthim të besimit të qytetarëve tek institucioni që ai drejton.Artan Lame: Para të cilat janë mbledhur nga parcelat me pronarë dhe nga parcelat shtet, të dyja këto bashkë shkojnë tek pronari. Planifikimin buxhetor vjetor e kishim 1 mld lekë të reja. Për janar gusht 2015 ishin 2290 ish-pronarë që marrin kompensimin financiar.Kreu i ALUIZNIT thekson se momentalisht procesi i legalizimeve është përqëndruar në zonat informale.Artan Lame: Këto zona informale ne do ti mbyllim brenda këtij mandate sepse janë shumë të lehta për të proceduar. Sepse ndërtimet brenda qytetit ka pafundësi problematike ligjore, juridike..Lidhur me raportin e publikuar disa ditë më parë për nivelin e korrupsionet në institucionet në vend Kreu iAluzinit Lame theksoi se denoncimi i vetëm 15 rasteve korruptive të institucionet që ai drejton dëshmon qartë suksesin e qeverisë në procesin e legalizimeve.artan lameIntervista e plotë : /Oranews.tv/