Studentët përleshen me policinë, qëllojnë me vezë Sekretarin e MAS
Dhjetra studentë protestuan para parlamentit kundër miratimit të ligjit të arsimit të lartë pa asnjë ndryshim nga qeveria pas kthimit për rishqyrtim nga Presidenti. Ata qëlluan me vezë Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit dhe makinën e Ministrit Beqaj dhe më pas u ndeshën fizikisht edhe me forcat e rendit.Studentët e Universitetit të Tiranës kanë bërë përpjekjen e fundit për të ndaluar miratimin e projektligjit të arsimit të lartë, përmes një protestë të organizuar para parlamentit shqiptar.Studentët kanë qëlluar me vezë Sekretarin e MAS, Plarent Ndreca, deputetin demokrat Astrit Patozi si dhe makinën e Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj gjatë kohës që ai hynte në Kuvend.Gjatë kësaj kohe studentët janë ndeshur fizikisht me forcat e rendit.Studentët kundërshtojnë një nga pikat kryesore të ligjit të arsimit të lartë, atë të autonomisë së Universitetit.Ata pretendojnë se ligji i ri për arsimin e lartë favorizon hapur Universitetet private në dëm të institucioneve publike të arsimit të lartë.“Të mbledhur rreth idealeve të drejtësisë dhe universitarizimit shpallim se qeveria dhe parlamenti aktual nuk përfaqësojnë më askënd, përveç grushtin të sponsorve që i mbajnë në pushtet”.Studentët qëndruan rreth një orë para Kuvendit. Në vend të librave, në çantat e tyre kishin vezë, ndërkohë që në Kuvend shumica prezantonte edhe njëherë arsyet e dobisë së ligjit të arsimit të lartë.
/Oranews.tv/