Nikolla i përgjigjet Kules për arsimin e lartë.Pezullimi i mësuesve në Hotolisht, dëshirë e DAR

Ligji për arsimin e lartë pritet të votohet të enjten në Kuvend,ndërkohë që rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule paralajmëroi protesta masive.Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla, në përgjigje të kësaj deklarate dha këtë koment.Nikolla: "Respekte për zotin.Kule. Është në të drejtën e tij dhe institucionit që drejton për të dhënë oponencën dhe për të zgjedhur çdo mënyrë demokratike për ta mundësuar këtë.UT është Universiteti më i madh në vend, por ka dhe institucione të tjera të arsimit të lartë që kanë dhe ata mendimin e tyre mbështetës për ligjin e arsimit të lartë".E ftuar në Tonight Ilva Tare, Nikolla sqaroi edhe ngjarjen me mësuesit e Hotolishtit.Sipas saj riemërimi i mësuesve nga ana e saj u bë pasi vendimi i Drejtoreshës së arsimit nuk mbështetej në ligj, por që ishte parë si një mënyrë zgjidhje nisur nga shqetësimet që kishte pasur nga komuniteti atje.Nikolla: “Ajo që unë ndjeva në gjithë këtë komunikim, ka qenë dëshira e Drejtoreshës së zyrës arsimore meqenëse vinte nga ai komunitet dhe një lloj informacioni që ajo kishte pasur nga prindërit dhe komuniteti që pjesa më e madhe e këtyre mësuesve ishte pjesë e komunitetit të Hotolishtit dhe problematika të caktuara që Drejtoresha i kishte përceptuar të konflikteve që vinin nga komuniteti shpesh herë përcilleshin në jetën e shkollës. Kishte pasur edhe konflikt fizik mes mësuesve, apo mes mësuesve dhe nxënësve. Nga kjo kishte menduar që duke krijuar një rishpërndarje të tyre, nuk ishin nxjerrë nga sistemi, disave u ishte ofruar mundësi edhe në shkollat e qytetit, kishte dashur të krijojë një klimë të re jashtë formalizmave të një lokaliteti të vogël. Nuk kishte asnjë akt ligjor ku mbështetej kjo vendimarrje e Drejtoreshës, ajo kishte pasur biseda personale me mësuesit të cilët në momentin e parë siç ajo tha, u është dukur një situatë normale për të shkuar nga kjo shkollë në një tjetër”.Nikolla tha se shumë shpejt do të finalizohet proçesi i lidhjes së kontratave kolektive për mësuesit.Ndërkohë që në tetor pritet të publikohen rezultatet mbi testimin e dytë të nxënësve të klasave të treta dhe të pesta rreth njohurive bazë të tyre në shkenca, matematikë dhe letërsi.Pjesë nga intervistaÇfarë do ti thonit një prindi që ka çuar në shkollë të hënën fëmijën, për herë të parë?Nikolla: Do ti thoja që ndryshon cilësia e mësimëdhënies, sepse për herë të parë kemi vendosur standartet e zhvillimit për çdo fëmijë nga 3-6 vjeç, kurrikulat e reja të arsimit parauniversitar janë të përshtatura me kornizën kurrikulare të Europës, është një kurrikul e re që orienton nxënien dhe aftësitë e fëmijëve të përshtatura me ato që nesër do kultivojnë në shoqëri. Do ti thoja gjithashtu se ka tekset më cilësore, nëse është në klasën e parë ka tekste të reja nga shtëpi të mirënjohura prestigjoze. Nëse do jetë në klasat e tjera nga klasa e dytë në të nëntën, përsëri kemi të bëjmë me një cilësi të re në tekste. Nga moria e 1130 tekseve, madje në disa raste absurde si 11 alternativat për historinë e Shqipërisë. Hoqëm 600 titujt nga tekstet që ishin miratuar nga MAS që rezultonin me probleme. Tekstet që kanë mbetur janë jo vetëm një aletrnativë e kufizuar, por dhe tekste më cilësore. Kurrikula e re por edhe trajnimi i mësuesve që zbatojnë kurrikulën e re është bërë më së miri, e orientuar jo thjesht nga disa situata që ofron tregu por nga ajo çfarë realisht kërkon shkolla për një cilësi të re. Nëse do të ishte në vitin e parë gjimnaz, ne mbajtëm angazhimin dhe mundësuam 160 klasa inteligjente në 60 gjimnaze të Shqipërisë që do mundësojnë një mesim interaktiv. Ne kishim thënë në tre lëndë, por mundësuam në 6 kurrikula.Po problemet?Nikolla: Është një reformë që po prek të gjithë sektorët e sistemit të arsimit parauniversitar, ku kryefjala mbetet cilësia e mësuesit. Ne do donim të ishte në parametrat më të mira. Arritëm të shpëtonim 140 mijë nxënës që mernin minimalisht në një orë mësimore mësim nga mësues pa arsimin përkatës apo jashtë profilit. Falë reformës që lidhet me programin “mësues për Shqipërinë”, mundësuam reduktimin. Falë rankimit të mësuesve mundësuam çuarjen e mësuesve me arsimin përkatës, por edhe ato që kishin një diplomë mësuesie por që për situatë të keqmenaxhimit të arsimit jepnin në profile që nuk kishin lidhje me diplomimin e tyre, kemi bërë gjithë mirërregullimin dhe kemi në sistem vetëm 600 mësues për të cilët po punojmë, kryesisht në zona të thella. Po bëjmë një plan konkret mbështetje dhe stimulimi të të rinjve dhe të rejave që pranojnë të punojnë në këto territore të vështira duke dyfishuar pagën dhe duke krijuar incentiva të tjera lehtësuese për procesin. Nxënësit janë prekur me cilësinë e teksteve, do fillojnë të preken me cilësinë e mesuesve që do jenë të kualifikuar konform nevojave të shkollave sepse ne kemi një instrument të rëndësishëm që është ai i kartës së performancës së shkollës dhe shumë shpejt do publikojmë rankimin e gjithë shkollave në vend jo mbi bazë njohjesh apo vlerësimesh empirike të dhënë nga Drejtoria apo zyra arsimore por mbi bazën e kartës së performancës që masin realisht se çfarë ndodh në jetën e shkollës. Karta do mundësojë jo vetëm publikimin e të dhënave por për të vënë realisht gishtin mbi problematikat që duhet përmirësuar. Kemi shumë për të përmirësuar, por ne kemi realizuar gjithçka që ka qenë në programin tonë të 300 apo 600 ditëve. Mbajtëm dhe një premtim tjetër mbi shtimin e atyre familjeve që përfitojnë tekste falas. Kishim tekste falas të komuniteit rom, kemi edhe të atyre egjiptian.I kanë marrë, se ka shqetësime që nuk i kanë marrë?Nikolla: Të gjithë do ti marrin.Sigurisht rimbursohen në një moment të dytë duke kaluar në sistën e verifikimeve. Do të përfitojnë tekste falas dhe jo vetëm bursë siç ishte dje fëmijët e policëve të vrarë në krye të detyrës, fëmijët që vinë nga familje me kryefamiljarë invalid, apo fëmijë që kanë në familjen e tyre një person me aftësi të kufizuar. Dhe çdo familje që ka tre apo më shumë fëmijë në shkollë, për fëmijën e tretë dhe më lart do të përfitojë tekste falas. Jam shpresë plotë se shumë më shumë do ecim përpara.Çfarë janë klasat inteligjente dhe a kanë internet këta kompjuter që ata kanë?Nikolla: Klasat inteligjente janë klasa të pajisura me të gjithë mjetet e teknologjisë për të realizuar një ndërveprim mes mësuesit dhe nxënësit në këta laboratorë por edhe në kushtet e shtëpisë.Është një investim prej 3.5 milion dollarësh i qeverisë shqiptare që po e realizojmë me një kompani austriake, që do realizojë jo vetëm 120 klasat inteligjente por dhe procesin e hedhjes së të dhënave dixhitale për tërë sistemin arsimor parauniversitar në mënyrë që ne të kemi jo vetëm të dhëna të sakta, por të realizohet ndërveprimi mes grupimeve të mësuesve në Tiranë dhe vende të tjera të Shqipërisë për të ndarë përvojat, pyetje dhe çështje.Është vetëm faza e parë e projektit. Këto klasa do të kenë mundësinë që në lëndën e bilogjisë, gjuhë dhe komunikim, në gjuhët e huaja, matematikë, fizikë të kenë mundësinë falë teknologjisë të zhvillojnë këtë ndërveprim.Po në ato klasa ku nuk ka dhe banka ndoshta, çdo bëhet?Nikolla: Ne nuk mund të ngatërrojmë diellin me hënën. Me këtë projekt kemi qenë të qartë, prek gjimnazet e Shqipërisë, kemi thënë se do të zhvillohet në 60 gjimnaze në këtë vit shkollor, kjo është bërë realitet. Ka dhe një histori tjetër që është e trishtë. Shkolla që ende nuk janë në kushtet që meritojnë fëmijët tanë për të mësuar. Ky është një proçes. Kaq kemi mundur me këtë buxhet, kemi larë ato që ishin borxhe të MAS. Nga 30 milion, 17 kemi shlyer nga borxhet, por ndërkohë kemi ndërtuar 18 shkolla të reja, 44 janë rikonstruktuar, janë ndërtuar 44 terrene sportive.Mësuesit jashtë profilit, sa u desh të sakrifikoheshin dhe me çfarë i zëvendësuat?Nikolla: Në momentin që analizuam në çdo shkollë sesi është situata me burimet njerëzore u ndodhëm para një të vërtete që nuk e besoja se do ishte në sistem.Pamë që kishim 4 mijë mësues, 2064 ishin pa arsimin përkatës dhe pjesa tjetër ishin mësues që kishte mbaruar matematikë psh dhe jepte sociologji.Momenti i parë që realizuam ishte nxjerrja e udhëzimit 44 për uljen e normës së mësuesve nga 22 orë në javë në 20.Pas rregullimit në sistem na rezultoi që mbeteshin 2400 vende vakante dhe atëherë ka filluar në dhjetor testimi i të gjithë punëkërkuesve që ishin mësues të diplomuar, kishin marrë dhe liçensën e mësuesit, endeshin zyrave të drejtorive arsimore.Zëvendësimi i mësuesve pa arsimin përkatës është bërë nga mësues të liçensuar përmes këtij sistemi rankues. Bëmë më pas rregullimet ligjore, për ta realizuar çdo vit këtë testim për ti rankuar, për të marrë disa kredite. Ne kemi në sistem ende një masë e vogël mësuesish pa arsimin përkatës apo jashtë profilit në zona të thella të vendit, që kanë pak nxënës apo klasat kolektive. Mund të ketë shkolla me 4 apo 5 nxënës dhe me 3 nxënës dhe 2 mësues. Po shikojmë mundësinë e rigrupimit të këtyre shkollave. Por që ta bësh është rruga dhe kostoja që ne të paguajmë transportin e nxënësve është më e ulët sesa ndërtimi i një rruge.Është një plan i detajuar.Sistemi i ri lufton edhe korrupsionin në një farë mënyrë. Ditët e fundit ka pasur akuza nga opozita për emërime nepotike, apo politike, rasti i Librazhdit, çfarë ndodhi? Pse u pushuan brenda ditës 20 e ca mësues dhe ju i riemëruat?Nikolla: Unë isha sot në shkollën e Hotolishtit në një bisedë me mësuesit por dhe takim me nxënësit. Sigurisht mora dhe informacionin nga drejtuesja e zyrës mësimore. Ajo që unë ndjeva në gjithë këtë komunikim, ka qenë dëshira e Drejtoreshës së zyrës arsimore meqenëse vinte nga ai komunitet dhe një lloj informacioni që ajo kishte pasur nga prindërit dhe komuniteti që pjesa më e madhe e këtyre mësuesve ishte pjesë e komunitetit të Hotolishtit dhe problematika të caktuara që Drejtoresha i kishte përceptuar të konflikteve që vinin nga komuniteti shpesh herë përcilleshin në jetën e shkollës. Kishte pasur edhe konflikt fizik mes mësuesve, apo mes mësuesve dhe nxënësve. Nga kjo kishte menduar që duke krijuar një rishpërndarje të tyre, nuk ishin nxjerrë nga sistemi, disave u ishte ofruar mundësi edhe në shkollat e qytetit, kishte dashur të krijojë një klimë të re jashtë formalizmave të një lokaliteti të vogël. Nuk kishte asnjë akt ligjor ku mbështetej kjo vendimarrje e Drejtoreshës, ajo kishte pasur biseda personale me mësuesit të cilët në momentin e parë siç ajo tha, u është dukur një situatë normale për të shkuar nga kjo shkollë në një tjetër.Largimi i politikës nga shkolla është i vështirë, nuk është i lehtë. Ke në një anë një përvojë fatkeqësisht që kanë hedhur rrënjë thellë të përdorimit të mësuesve, të kthimit të politikës në një instrument të vetëm të vlerësimit.Është ndërprerë kjo praktikë?Nikolla: Jo nuk është ndërprerë.Është e vështirë ti vish përballë këtij realiteti që ka hedhur rrënjë.Të gjithë duhet të reflektojmë.Kam një mesazh që më ka ardhur në faqen e emisionit sot që Drejtoresha e arsimit në një qytet nuk ka as arsimin përkatës, as kualifikimin por ka qenë thjesht militante e PS.Nikolla: Këto janë histori që vinë pa fund, unë i them të kontaktojë me Ministren e Arsimit kur të duan, të flasin me emra konkretë, në përgjithësi kështu nuk i bën mirë proçesit.Boçi u shpreh sot se në gjithë Shqipërinë ka sinjale opozita se ka lëvizje dhe transfermime jo ligjore. Situata po rëndohet sepse mësuesit janë të zhveshur dhe nga kontrata kolektive e punës, çfarë po ndodh realisht?Nikolla: Po negociojmë me dy Sindikata sepse janë dy Sindikata që kërkojnë të lidhin kontratën kolektive të punës. Ligji parashikon një set kushtesh dhe dokumentacioni që duhet të dorëzojnë. Në momentin e parë dorëzuan pranë MAS dosjet dhe nuk ishin të plota. Dhe në momentin që u kërkon Sindikatave të plotësojnë dokumentacionin fillon përnjëherë paragjykimi. Janë përmirësuar dosjet e përbashkëta, ndërkohë ka ndodhur një fenomen tjetër.Disa prej shkollave të sistemit arsimor parauniversitar, ato profesionale kanë kaluar nën përgjegjësinë e Ministrisë së Punës me të cilën duhet të bashkëpunojmë. Është një proçes që shumë shpejt do ta finalizojmë.Paguhen mjaftueshëm arsimtarët sot në Shqipëri?Nikolla: Asnjëherë nuk mjafton paga për të shpërmblyer punën. Ka shumë vend për të ndihmuar.Por po aq është e vërtetë se edhe kur pagat janë të larta, edhe kur buxhetet shkojnë për infrastrukturë shkollore jo gjithmonë është cilësia. Faktori krysor mbetet mësuesi.Vitin e kaluar ka pasur një numër rekord të maturantëve të mbetur në provimet e maturës, edhe këtë vit mbi 5% e të mbeturve janë në matematikë, letërsi, llogariten 2 deri në 3 mijë. Është i lartë ky numër dhe pse është kjo gjendje?Nikolla: Numri është ai që është, është situatë që lidhet me mirëadministrimin e maturës por dhe cilësinë. E dimë që nuk ka në asnjë vend të botës që qeveria të premtojë se 90% e maturantëve do të shkojnë në shkollë të lartë. Nuk është ky premtimi. Ne vitet e shkuara ishte një histori mjerane, kopja ishte sheshit, kufiri i kalimit lëvizte sipas nevojës, ndryshonte nga një provim në tjetrin. Ne e ndryshuam, mirëmenaxhuam provimin e maturës dhe ky është rezultati.Analfabetët funkionalë, 57% ka qenë raporti i BB?Nikolla: Është e vërtetë, është një nga sfidat e punës së kësaj qeverie.Është një sfidë që mbetet në tavolinën e puëns së secilit prej nesh.Kemi realizuam një proces testimi në klasat e 3 dhe 5 në tre fusha, shkenca, matematikë dhe lexim vitin e kaluar. Situata është e vështirë, nxënësit shprehin vështirësi. Kemi një matje të parë. Kemi realizuar testimin e dytë këtë vit dhe në tetor do bëjmë publike të gjithë rezultatet dhe pastaj të shohim mundësitë e ndërhyrjes. Ka njëfarë rritje Shqipëria edhe në testimet ndërkombëtare, por është shumë pak në raport me pritshmërinë që kemi për cilësinë.Tekstet, janë hequr gabimet?Nikolla: Në vitin e parë hoqëm 120 tekste nga katalogu. Në fund të vitit shkollor që mbyllëm thirrëm gjithë mësuesit e Shqipërisë në një votim të fshehtë hoqëm dhe tekstet e tjera, duke hequr në total 600 tekste.Për klasën e parë dhe gjashtë janë tekste që nuk janë çertifikuar.Ligji i arsimit të lartë, zoti. Kule ka thënë sërish shqetësimet e tij dhe ka paralajmëruar protesta nëse miratohet të enjten në parlament.Nikolla: Respekte për zotin.Kule. Është në të drejtën e tij dhe institucionit që drejton për të dhënë oponencën dhe për të zgjedhur çdo mënyrë demokratike për ta mundësuar këtë.UT është Universiteti më i madh në vend, por ka dhe institucione të tjera të arsimit të lartë që kanë dhe ata mendimin e tyre mbështetës për ligjin e arsimit të lartë.Çfarë biseduat me Nishanin dhe nuk mundët të adresonit disa nga shqetësimet e tij?Nikolla: Kam telefonuar unë stafin e Presidentit duke i kërkuar që të ketë mundësitë që të dëgjojë jo vetëm Ministren e Arsimit por edhe ata që përgatitën ligjin. Presidenti më thirri në takim, qe një takim i gjatë përreth dy orë, intensiteti i të folurës ka qenë më i madh nga ana ime.Institucioni i Presidenti duhet të fuksionojë realisht si institucion i një shoqërie demokratike dhe jo si pjesë e një politike të Shqipërisë. Në letrën që i drejtoi Parlamentit më ngjan se nuk është në fuksionet e tij si garant i Kushtetutës sepse nuk flet se ku ky ligj, cilat nene të Kushtetutës prek. Ka një ndrhyrje dhe në kompetncat e Parlamentit sepse flet dhe jep argument të politikës dhe cilësisë së ligjit. [caption id="attachment_581211" align="alignnone" width="640"]nikolla Ne foto : Lindita Nikolla ne emisionin Tonight me gazetaren Ilva Tare[/caption]Intervista e plotë :