Adoleshenti mysliman ndërtoi një orë dixhitale në shkollë, policia e arreston

Kur Ahmed Mohamed shkoi në gjimnaz në Irving të Teksasit të hënën (15 shtator) ai ishte shumë i entuziasmuar. Një adoleshent me ëndrrën për t’u bërë inxhinier, donte t’i tregonte mësuesit se si kishte arritur të krijonte një orë dixhitale nga një kuti lapsash.Dita e 14-vjeçarit nuk përfundoi me lavdërime, por me dënim, pasi shkolla thirri policinë dhe e arrestoi.Në foto është Ahmed, me një bluzë të NASA-s, që duket i habitur nga ajo çfarë ka ndodhur, pasi tregohet me pranga në shkollë.“Ata më arrestuan dhe më thanë se unë kisha kryer veprën penale të krijimit të një bombe të rreme,” tha gjimnazisti më vonë pasi u lirua nga autoritetet.Zëdhënësi i policisë në Irving, James McLellan tha: “Ne u përpoqëm ta pyesnim të riun se çfarë ajo që kishte ndërtuar dhe ai fare mirë mund të thoshte që kishte ndërtuar një orë”.Policia njoftoi se Ahmend nuk do të dënohej.Ngjarja u bë e madhe dhe ndjekësit e rrjeteve sociale e komentuan shumë. Po ashtu edhe vetë Presidenti i SHBA-së, Barack Obama bëri një postim në tëitter: “Orë e bukur, Ahmed, dëshiron ta sjellësh në Shtëpinë e Bardhë? Ne duhet të inspirojmë më shumë fëmijët si puna jote që pëlqejnë shkencën. Kjo e bën Amerikën të madhe”.obama