Jaho: Reforma në Drejtësi kërkon ndërhyrje në Kushtetutë, Prokuroria të drejtën e ndjekjes penale

Shoqëria Civile ka zhvilluar një tryezë për reformën në drejtësi, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan Donald Lu. Në fjalën e tij juristi Njazi Jaho tha se reforma në drejtësi ka nevojë për ndryshime në Kushtetutë. Jaho tha se vetëm prokuroria duhet të jetë ajo që të ketë të drejtën e ndjekjes penale.Njazi Jaho: Jam i bindur se një reformë e thellë që të jetë efektive kërkon ndërhyrje në Kushtetutë. Synohet që zgjidhjet të jenë të përsosura por praktika tek ne dhe në vende të tjera ka vërtetuar se kjo nuk mund të arrihet. Kjo nuk lind thjesht nga dëshira, por nga nevoja. Nuk është fjala për arnime që të vënë në gjumë, por për masa radikale, efekti i të cilave të ndihet më shpejt dhe të jetë rezultativ.Organet e prokurorisë kanë arritur disa rezultate në këto 25 vjet, por vjen një moment që duhen bërë ndryshime, jo si qëllim në vetvetë, por sepse e dikton praktika. Mendova të evidentoj vetëm disa fakte që edhe pse janë të rëndësishme kanë karakter të përgjithshëm.Para 5-6 viteve kur një gazetar i bënte pyetje  ish-Prokurorëve të Përgjithshëm, se tek ne ka funksionarë të korruptuar, përgjigja ishte e shkurtër: Na pengon imuniteti që ata kanë. Ndërsa drejtuesit e qeverisë dhe opozitës kishin deklaruar mëse njëherë se Kuvendi do të miratonte kërkesat e prokurorit dhe do të autorizonte ndjekjen penale. Në vitin 2012 u ndryshuua neni 73 i kushtetutës për ndjekjen penale nuk kishte nevojë për autorizim. Këto 3 vjet nuk ka pasur asnjë pengese, por pse nuk veprohet?Në vitin 2009 u miratua ligji që disa e thërrasin ligji antimafia. Kanë kaluar 5 vjet dhe me përjashtim të ndonjë rasti të rrallë nuk janë bërë konfiskime apo pasuri që justifikohet burimi i tyre. Ligji këto veprimi nuk i kushtëzon me vënie të procesit penal. Prokuroria i drejtohet me kërkesë Krimeve të Rënda dhe kjo e fundit thërret pronarin e pretenduar për të shpjeguar burimin e pasurisë.Prokuroria si organ kushtetues kam mendimi se e tillë duhet të jetë në të ardhshmen, vetëm ajo duhet të ketë të drejtën e  ushtrimit të ndjekjes penale dhe të mbrojtes në gjykatë  të akuzës ne ëmër të shtetit. Ajo duhet të funksionojë pranë gjyqësorit. Prokuroria duhet të jetë në varësi të ekzekutivit, të tjerë thonë që të jetë në varësi të legjislativit. Prej kohësh kam mendimin se në kushtet e vendit tonë një prokurori e pavarur nga tre pushtet duhet të zbatojë vetëm kushtetutën dhe ligjin, unë jam shprehur publikisht kundër kontrollit të Ministrisë së Drejtësisë nga organet e Prokurorisë.