Rama: Së shpejti ligji për falimentin, ekonomia e kapur nga gjyqësori i korruptuar

Në një tryezë të rrumbullakët për ekonominë dhe bankat, kryeministri Edi Rama vuri theksin tek domosdoshmëria e refomës në drejtësi, pasi një drejtësi e korruptuar pengon zhvillimin e ekonomisëMadje shprehu hapur keqardhjen për mungesën e kryetarëve të gjykatave në këtë aktivitet."Ne jemi shumë të vendosur të bëjmë një reformë në drejtësi të paparë në këto 20 e ca vjet të shkojë përtej letrave,ligjeve të shkruara bukur dhe të miratuara për të futur thikën në palcën e organizmit  të korruptuar dhe të kalbur të drejtësisë sonë.  Të jeni të bindur se do ta bëjmë me vullnetin më të hekurt dhe me bindjen absolute se pa këtë privojmë Shqipërinë, ekonominë dhe shoqërinë nga mundësira të jashtëzakonshme, të cilat janë të gjitha këtu dhe në dorën tonë, por dora jonë dhe e të gjithë atyre që kontribuojnë në ekonominë shqiptare është e penguar dhe e kapur nga kthetrat e një drejtësie të korruptuar dhe ky është shembulli më ulëritës i faktit se çdo të thotë të funksionojë ekonomia në një vend ku nuk funksionon drejtësia ”Ligji i falimentit- Rama:  "Së afërmi ne do të çojmë në Kuvend Ligjin për Falimentin, do të përgatisim disa ndryshime në Kodin e Procedurës Civile edhe në ligjin për regjistrimin e pasurive të palujtshme.  Do të saktësojmë disa përkufizime në ligjin për barrat siguruese dhe kemi domosdoshmëri për kontributin e secilit prej jush duke u bazuar qoftë në eksperiencat e hidhura që keni ndeshur qoftë në ato të sukseshme të rajonit apo të Europës. Synimi është t'i japim debitorit dhe bankës më shumë parashikueshmëri dhe më shumë konsistencë duke bërë çmos që të vijmë sa më pranë standardeve ndërkombëtare. Ju siguroj se qeveria do ta ndjekë me vullnet që të gjithë e dinë këtë proces, si në të gjitha gjerat që jemi angazhuar. Do ndalim gjykatësit që pengojnë ekzekutimet e bankaveEdi Rama: "Jam  i bindur se do ia dalim që kreditë e këqija t'i ulim shumë më tepër.  Dhe atyre që janë mësuar të marrin para nga bankat dhe më pas t'i bllokojnë ekzekutimin bankave të kolateraleve të tyre, duke paguar me paratë e bankave gjykatësit t'i vëmë përfundimisht një kufi pamundësie. Se besoj se dhe ju jeni të qartë që gjykatësit që ju pengojnë paguhen me paratë që jepni ju.Janë pjesë e kredive. Pra kreditoni edhe gjykatësit përmes këtyre që nuk ju përgjigjen për detyrimet që kanë. Kjo është një arsye e dyfishtë që ju të jeni relativisht të hidhëruar sepse bankierë plotësisht të hidhëruar nuk ka, sepse ju përfitoni si nga zhvillimi si nga mos zhvillimi.  Secili me të vetat, Ju keni bërë zgjedhjen tuaj unë nuk ju kam zili por ju pranojmë kështu siç jeni.[caption id="attachment_580681" align="alignnone" width="640"]edi rama Ne foto : Edi Rama[/caption]/Oranews.tv/