Obama: Kriza e emigrantëve kërkon bashkëpunim ndërkombëtar
Presidenti Amerikan Barak Obama ka deklaraur se kriza e emigrantëve është përkeqësuar dhe kërkohet bashkëpunim nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara për të adresuar zgjidhjen e kësaj situate. Obama i bëri komentet e tij gjatë një takimi me mbretin e Spanjës Felipe VI."Kjo situatë kërkon bashkëpunimin me të gjitha vendet evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe komunitetin ndërkombëtar për të garantuar që refugjatët të jenë të sigurt dhe të trajtohen me humanizëm nga të gjithë. Dhe në fund të fundit duhet të merremi me burimin e Problemit që është kriza e vazhdueshme në Siri. Ne biseduam se si mund të vazhdojmëë të forcojë këtë bashkëpunim. Shtetet e Bashkuara ndjen detyrimin për të pranuar refugjatë sirianë, si pjesë e kësaj përpjekjeje të përgjithshme humanitare."Gjatë takimit me mbretin e Spanjës Felipe VI Presidenti Amerikan tha se shpresonte ta vizitonte Spanjën para përfundimit të mandatit të tij.