Nikolla: Mësuesit në Hotolisht rriheshin në sy të nxënësve
Opozita akuzoi ministren e Arsimit se insitucuioni që ajo drejton po kryen emërime apo lëvizje politike të mësuesve. Ministrja e arsimit Lindita Nikolla dha shpjegime në komisionin e Medias, 15 shtator 2015, duke i sugjeruar demokratëve që bashkë me të, të bëjnë verifikime në terren.Problematika e shumë-debatuar e emërimeve dhe shkarkimeve të mësuesve si dhe situata e fundit e transferimit të gjithë stafit pedagogjik të shkollës Hotolisht të Librazhit mori vemendjen e deputeteve ne komisionin e edukimit.Luçiano Boçi: Për herë të parë sot dëgjova që krahas kantiereve ju paskeni dhe veprimin e heshtur. Mos na tregoni reklamën. Ose veproni ose mos veproni.Lindita Nikolla: Nuk është kantier i madh dhe një i heshtur, por vetëm një kantier për të zhbërë atë që ju e ndërtua shumë keq në arsim për 8 vite. Ka shumë problem me emërimet dhe ç’emërimet.Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se ka nisur grupet e inspektimit në terren për të verifikuar çfarë ka ndodhur në Hotolisht ndërkohë konfirmon edhe një element tjetër.Lindita Nikolla: Rasti i Hotolishtit po vëzhgohet. Inspektorët janë atje. Raportimi i Drejtoresësh Arsimore Librazhd është i tillë që ka qenë problem gangren i rrahjeve masive të mësueve në sy të nxënësve për të cilët ajo ka menduar një zgjidhje të tillë”Ministrja e Arsimit i kërkoi deputëve që bashkë me ta të shkojnë në shkollat ku raportohen këto ndërhyje politike për të marrë masat e nevojshme.[caption id="attachment_580196" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Lindita Nikolla[/caption]/Oranews.tv/