Rikthehen në punë 28 mësuesit e larguar, Nikolla shkon vetë në Hotolisht

Rikthehen në punë 28 mësuesit e gjimnazit në Hotolisht të cilët ishin pushuar nga puna me vendim të Drejtoreshës Arsimore të Librazhdit.Rikthimi i mësuesve ka ardhur pas verifikimit të procedurës së ndjekur nga grupi i inspektorëve të ministrisë së Arsimit.Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla shkoi sot paradite në Hotolisht për ti njoftuar kolektivit të mësuesve vendimin për rikthimin nga puna. “Diskutova me mësuesit për situatën e krijuar. Sqaruam një vendim drastik të marrë për shkollën e Hotolishtit.  I gjithë kolektivi i mësuesve do t'i kthehet punës" deklaroi Ministrja.Drejtoresha e arsimit i largoi - Largimi i tyre ishte bërë nga Drejtoresha arsimore në Librazhd Fatbardha Qatja me pretendimin se mësuesit ushtronin dhunë.Opozita hodhi akuza se largimet ishin politike.Çështja e largimit të mësuesve u bë objekt debati dhe dje në komisionin e Edukimit ku ministrja Lindita Nikolla deklaroi: "Rasti i Hotolishtit po vëzhgohet. Inspektorët janë atje. Raportimi i Drejtoresësh Arsimore Librazhd është i tillë që ka qenë problem gangren i rrahjeve masive të mësueve në sy të nxënësve për të cilët ajo ka menduar një zgjidhje të tillë"Më 14 shtator Ora News mori prononcimin e mësuesve në Librazhd - Ora News ishte dje në Hotolisht ku mori prononcimin e dy mësuesve të gjimnazit por dhe reagimin e drejtoreshës arsimore rajonale të Librazhdit Fatbardha QatjaMësuesi: Unë kam vitin e 36-të të punës, por asnjëherë nuk ka ndodhur që i gjithë stafi i një shkolle që nga drejtuesi dhe deri tek mësuesi edukator të largohen të gjithë nga shkolla. Nuk i di arsyet”.Mësuesja: “Kam qenë pjesmarrëse në konkursin që bëri Ministria e Arsimit pranë Drejtorisë Rajonale në Elbasan dhe jam përzgjedhur tek dyshja fituese. Tani për momentin unë jam e larguar nga puna pa asnjë lloj arsyeje”.Prindi i një nxënësi:Ne kemi fëmijët në vit të tretë dhe është gjynah që të na i marrin në qafë. Shumica e mësuesve këtu janë shumë shumë të përgatitur”. Fatbardha Qatja: “Aty është ushtruar dhunë. Nuk bëmë asnjë lloj ndryshimi përgjatë kohës së qershorit që ishte ky problem sepse e pamë të arsyeshme që proçsi duhet të vazhdojë deri në mbarimin e vitit shkollor.Dhe përgjatë pushimeve menduam që ata fëmijë meritojnë më të mirën”.