Nxënësit e ekselencës, Veliaj propozon rikthimin e bursave për më të mirët

Rikthehet bursa për nxënësit ekselent në kryeqytet .Vetë nxënësit por edhe prindërit shprehen se pavarësisht se shuma është e vogël, bursa është një stimul për të studiuar më shumë.Kryebashkiaku premtoi se me buxhetin e ri do të rikthehet trajtimi me bursë për 100 nxënësit e shkëlqyer të Tiranës.Ndërkohë që Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, premtoi se do ti kushtohet më shumë vëmendje zhvillimit të arsimit në vend.Nxënësja: “Jo se është diçka që të ndihmon shumë, por thjesht diçka modeste”.Nxënësja: “Vlerësim i meritave. Nxënësi mund ti përdorë për nevojat e tij, apo për të blerë diçka të re”.Nxënësja: “Nuk është se do të na vlejnë shumë, gjithsesi fakti që vlerësohemi na bën të ecim më përpara”.Prindi: “Kjo do të jetë një ndihmë e madhe jo vetëm për fëmijën tim por për të gjithë nxënësit e ekselencës”.Edhe pse e vlerësojnë rikthimin e bursës, nxënësit ekselent shprehen se  shuma që marrin është shumë e vogël.Kryebashkiaku, Erion Veliaj, përtej rikthimit të bursës për nxënësit ekselentë, premtoi edhe publikimin e fotove të 100 më të mirëve në Tiranë si dhe krijimin e Këshillit rinor.Veliaj: “Kemi marrë dhe pëlqimin e Këshillit bashkiak dhe në buxhetin e ri të Bashkisë do të propozojmë që pas katër vitesh të rikthehen bursat për studentët më të mirë. Kjo jo se ato para e nxjerrin një familje nga varfëria, jo se ato para mjaftojnë për të plotësuar çdo dëshirë, por sepse është një mënyrë për të thënë se nga taksapaguesit e Tiranës ashtu siç sponsorizojmë dhe siç paguajmë për ndriçim, asfalt, kanalizime, për rrugë, për ndërtime në infrastrukturë, besojmë gjithashtu se infrastruktura më e rëndësishme që duam të ndërtojmë gjendet në kokën e secilit prej atyre studentëve të ekselencës. Dhe siç investojmë në çfarëdo lloj strukture tjetër, është një investim modest në infrastrukturën e atyre që do të mbajnë peshën e ndërtimit të qytetit tonë në 20-30 apo 40 vitet e ardhshme”.Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, pranoi se duhet ende punë për të përmirësuar sistemin arsimor.Nxënësit ekselentë marrin bursë 5 mijë lekë në muaj.[caption id="attachment_580351" align="alignnone" width="640"]9 Ne foto : Erion Veliaj[/caption] /Oranews.tv/