Justin, 7 vjeçari i cili u ul në bankat e shkollës për herë të parë

Për 7 vjeçarin Justin, nga qyteti i Vlorës, e hëna e 14 shtatorit përjetohet me emocion të madh.Për herë të parë ai do të ulet në bankat e shkollës.Vogëlushi është zgjuar herët në mëngjes, por pothuajse nuk ka fjetur nga emocionet e ditës së madhe.7 vjecarit i pëlqejnë shkencat dhe piktura, por dëshira e tij është të bëjë karrierë në drejtësi.Me buqetën e përgatitur bukur, vogëlushi i drejtohet ambienteve të shkollës 9 vjecare "Muço Delo".Emocionet e klasës së parë kanë prekur edhe nënën e Justinit, e cila nuk arrin t'i fsheh, teksa përcjell 7 vjeçarin në dyert e shkollës.Në rrethin e Vlorës, këtë vit të ri shkollor do të ndjekin mësimin rreth 28 mijë nxënës, nga të cilët 1500 janë në klasat e para.7 vjecari vlore/Oranews.tv/