Egjipt, forcat e sigurisë vrasin gabimisht turistët meksikanë
Forcat e sigurisë në Egjipt kanë vrarë gabimisht turistë meksikanë, gjatë një operacioni kundër terrorizmit ku u shënuan 12 viktima. Ministri i Brendshëm egjiptian pranoi ngjarjen e rëndë përmes një deklarate për mediat.Turistët po udhëtonin në katër automjete të cilat u futën në një zonë të ndaluar në Wahat, në Shkretëtirën perëndimore, në kohën kur forcat e sigurisë dhe ushtria egjiptiane ishin vënë në ndjekje të militantëve që po arratiseshin drejt Libisë. .Gjatë sulmit mbetën të plagosur edhe dhjetë meksikanë dhe egjiptianë.Minsitria e Brendshme egjiptiane tha se ka nisur hetimet për incidentin e rëndë. Presidenti mekiskan Enrique Pena Nieto dënoi ngjarjen dhe kërkoi një hetim të plotë nga qeveria e Egjiptit.Ministria e Jashtme meksikane tha se të paktën 2 prej viktimave janë turistë meksianë ndërsa po punohet për identifikimin e viktimave të tjera. Sipas autoritetve egjiptiane kompania turistike që po transportonte turistët nuk ishte e pajisur me leje për të hyrë në zonën ku ndodhi tragjedia.Shkretëtira perëndimore është një atraksion turistik por nga ana tjetër shërben edhe si një strehë për militantët.