Qentë endacakë lëvizin lirshëm nëpër rrugët e Kukësit

Qentë endacakë shëtisin kudo nëpër rrugët e qytetit të Kukësit. Qëndrimi i tyre në afërsi të kontenierëve të mbeturinave rrezikon përhapjen e infeksioneve. Numri është i madh, pasi cdo ditë sillen nga fshatrat përreth, duke u braktisur në qytet.Qytetarët e Kukësit kërkojnë ndërhyrje nga bashkia, pasi prania e qenve endacakë është rrezik potencial për fëmijët e të moshuarit."Duhen marrë masa me veterinerë për ti mjekuar dhe dezinfektuar që të mos përhapin sëmundje."“Këto mund të vijnë dhe nga fshatra të tjerë përreth Kukësit. Kukësi është bërë si qëndër e papastërtisë.”Duke parë situatën e rënduar, specialistë të bashkisë Kukës kanë nisur aksionin për grumbullimin e qenve të braktisur dhe trajtimin e tyre.[caption id="attachment_579559" align="alignnone" width="640"]qen endacak ne kukes Ne foto : Qen endacake rrugeve te Kukesit[/caption]/Oranews.tv/