PD: I dënuari për vjedhjen e ndihmës ekonomike bëhet drejtor shkolle

Partia Demokratike denoncoi sot në ditën e parë të shkollës një emërim në arism, që sipas deputetit demokrat Luciano Boçi ka qenë i dënuar me 1 vit për korrupsion, duke abuzuar me ndihmën ekonomike. Bëhet fjalë për Armelin Cilin i cili është emëruar drejtor i një shkolle profesionale.Luçiano Boçi: Me firmën e Ministrit Klosi, vjen në këtë detyrë me 1 shtator, Armelin Cili, një i dënuar në vitin 2011, me 12 muaj për korrupsion. Armelin Cili është kapur dhe është provuar se ka abuzuar me ndihmën ekonomike në dhjetra raste. Duke përdorur paratë e ndihmës ekonomike, me një skemë vjedhjeje, sikur ia jepte personave që në fakt rezultonin se ishin jashtë shtetit. Një hajdutëri skandaloze dhe e papranueshme. E megjithatë, me rilindjen, ky person promovohet dhe bëhet drejtor i shkollës profesionale.Nga selia blu, deputeti Luçiano Boçi tha se sot shumë mësues e gjendën veten të transferuar dhe se u përballen me skanerin e dhunës qeveritare.Luçiano Boçi: Situata në arsim është tejet e rëndë. Mësuesit po kalojnë në skanerin e dhunës qeveritare, e cila kërkon të zbulojë biografi politike për të kryer shkarkime të reja masive dhe për të hapur vende për militantët politike. Sot qindra mësues u gjendën befasisht të transferuar me përdhunë nga shkollat ku japin mësim disavjecar për tu zëvendësuar me militantë dhe klientelë. Mësuesit u kërcënuan në zgjedhjet e shkruar. Kjo u tregua qarte në raportin e ODIHR.  Mijëra femije janë në kushte skandaloze dhe në pamundësi për të blerë librat, por janë edhe mijera fëmijë refugjatë në kampet e Gjermanisë sepse kjo qeveri i ka prerë shpresën.[caption id="attachment_579476" align="alignnone" width="640"]luciano boci Ne foto : Luciano Boci[/caption]/Oranews.tv/