Dekriminalizimi, PS-PD të ndarë, diskutimi do të vijojë mbi dy drafte

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për dekriminalizimin do të diskutojë mbi dy drafte paralele. Brenda pak ditësh mazhoranca do të dorëzojë zyrtarisht draftin e saj dhe kjo u njoftua nga nënkryetari Taulant Balla.Balla: “Në emër të mazhoarancës ne do të sjellim në këtë Komision apo në rrugë të tjera parlamentare dhe propozimin tonë”.Komisioni për dekriminalizimin, rifilloi punën të hënën në mesditë, por u deshën më shumë se dy orë e 30 minuta debate, që anëtarët e majtë në Komisionin parlamentar, të pranojnë të dëgjojnë prezantimin e draftit të opozitës, i dorëzuar në parlament në fillim të muajit.Deputeti, Oerd Bylykbashi, tha se ky ligj bashkë me ndërhyrjet në Kushtetutë, garanton pastrimin e institucioneve nga kriminelët dhe pengon futjen e tyre në të ardhmen.Bylykbashi: “Nuk mundet që personat që kanë kryer krime të rënda, jo vetëm të zgjidhen dhe të ushtrojnë pushtet, por dhe të ndikojnë në zgjedhjet në pushtet”.Mazhoranca refuzoi të diskutojë mbi këtë ligj, duke kërkuar kohë për tu njohur dhe për të dhënë propozime konkrete.Për të ardhur deri tëk prezantimi i nismës ligjore, deputetët e majtë dhe të djathtë u përfshinë në debate.Balla: “Nuk ka mandate. Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë ja ka dhënë dy institucioneve të tjera ta bëjnë këtë, Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit”.Strazimiri: “ Keni thjesht mungesë vullneti politik”.Halimi: “Nuk e duam sot sepse na duhet një ditë tjetër. Që ne të vimë me një draft tjetër, që të vimë në parlament siç bëmë para 15 qershorit, që të kalojmë atë draftin që kemi ne dhe jo draftin që keni ju”.Komisioni i Posaçëm Parlamentar për dekriminalizimin, në rifillimin e punës së tij administroi raportin e Komsionit të Venecias, duke e cilësuar si udhërrëfyes për këtë reformë të rëndësishme.