Gjermania rihap linjën hekurudhore me Austrinë
Gjermania ka rihapur linjën hekurudhore me Austrinë, pas 12 orësh pezullimi me urdhër të autoriteteve gjermane.Një zëdhënës i hekurudhës tha se shërbimi nisi në orën 7 të mëngjesit, por linja kryesore Salzburg-Mynih është ende e mbyllur.Kjo për shkak se mijëra refugjatë që po vijnë nga Austria në Gjermani po hyjnë nga qyteti austriak Salzburg dhe po dynden në Mynih. Autoritetet e qytetit thanë se nuk mund të pranojnë më asnjë emigrant pasi numri i të ardhurve ka tejkaluar shifrën e 12 mijë dhe nuk ka më kapacitete akomoduese.Ndërkohë Minsitrat e brendshëm të Bashkimit Europian do të mblidhen sot në një takim të jashtëzakonshëm për krizën e klandestinëve.Mbledhja do të fokusohet në ndarjen e 160 mijë emigrantëve që kanë mbërritur në Europë kryesisht në Itali, Greqi dhe Hungari, dhe ministrat do të përpiqen të gjejnë gjuhën e përbashkët për një shpërndarje të barabartë. Fluksi prej 500 mijë emigrantësh që prej nisjes së vitit, e ka gjetur të papërgatitur Europën dhe reagimi për përballimin e tij është i ngadaltë.Fillimisht do të konfirmohet shpërndarja e 40 mijë emigrantëve të parë sipas marrëveshjes së muajit maj, por disa shtete anëtare refuzojnë të pranojnë kuotat që po u përcaktohen nga BE.[caption id="attachment_579412" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Refugjatet duke pritur ne Salzburg[/caption][caption id="attachment_579413" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Refugjatet duke pritur ne Salzburg[/caption][caption id="attachment_579414" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Refugjatet duke pritur ne Salzburg[/caption][caption id="attachment_579416" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Refugjat duke pritur ne Salzburg[/caption][caption id="attachment_579415" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Emigrant i vogel duke pritur ne Salzburg[/caption][caption id="attachment_579426" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Emigrantet arrijne ne Mynih[/caption] /Oranews.tv/