Rama: Këtë vit 120 klasa inteligjente, gjimnazi "Sami Frashëri" me 3 klasa të tilla

Kryeministri Edi Rama përcolli nga shkolla "Sami Frashëri" urimin e tij për një vit të mbarë shkollor.  Kjo shkollë e nis vitin e ri shkollor me tre klasa inteligjente nga 120 të tilla në gjithë vendin. Rama foli për transformim të të gjithë sistemit arsimor.Edi Rama: Jo rastësisht zgjodhëm shkollën “Sami Frashëri” një nga shkollat historikisht pararojë në Shqipëri që e fillon këtë vit me tre klasa inteligjente, nga 120 klasa inteligjente që janë celur në gjimnazet e vendit, me objeëktivin që deri në celjen e vitit të ri shkollor 2018-2019 të gjitha klasat të jenë të tilla. Nga nga ana tjetër nga oborri i kësaj shkolle ska vend më të përshtatshëm për ti uruar të gjithë nxënësve vit të ri të mbarë të nxnësve. Ky vit fillon edhe me produktet e para të një revolucion të vërtetë që është bërë me tekstet shkollore dhe fëmijët e klasës së parë dhe të 6 do të kenë tekste nga tre burime të njohura të cilësisë së librave arsimore në Europë Parsons, Oxford, Kembrixh.[caption id="attachment_579435" align="alignnone" width="640"]rama nikolla Ne foto : Edi Rama dhe ministrja Nikolla[/caption]/Oranews.tv/