Pushohen 28 mësues në Hotolisht, drejtoresha arsimore: Dhunuan nxënësit

Librazhd- 28 mësues të shkollës së mesme të Bashkuar në fshatin Hotolisht të Librazhdit janë pushuar nga puna.Mësuesit thonë se largimi i tyre është bërë pa motivacion dhe protestojnë.Mësuesi: “ Unë kam vitin e 36-të të punës, por asnjëherë nuk ka ndodhur që i gjithë stafi i një shkolle që nga drejtuesi dhe deri tek mësuesi edukator të largohen të gjithë nga shkolla. Nuk i di arsyet”.Mësuesja: “Kam qenë pjesmarrëse në konkursin që bëri Ministria e Arsimit pranë Drejtorisë Rajonale në Elbasan dhe jam përzgjedhur tek dyshja fituese. Tani për momentin unë jam e larguar nga puna pa asnjë lloj arsyeje”.Prindi i një nxënësi:“Ne kemi fëmijët në vit të tretë dhe është gjynah që të na i marrin në qafë. Shumica e mësuesve këtu janë shumë shumë të përgatitur”.Kreu i sindikatës, Nevruz Kaptelli informon se gjithsej janë transferuar rreth 300 mësues në rrethin e Librazhd.  Pushimi nga puna është bërë me udhër të zyrës arsimore të LibzrazhditDrejtoresha e zyrës arsimore të Librazhdit, Fatbardha Qatja në një prononcim për median deklaroi se "Stafi ka pasur probleme me nxënësit.  Janë vërejtur raste dhune ndaj fëmijëve". Fatbardha Qatja: “Aty është ushtruar dhunë. Nuk bëmë asnjë lloj ndryshimi përgjatë kohës së qershorit që ishte ky problem sepse e pamë të arsyeshme që proçsi duhet të vazhdojë deri në mbarimin e vitit shkollor.Dhe përgjatë pushimeve menduam që ata fëmijë meritojnë më të mirën”. /Oranews.tv/