Kosovë, aksident i rëndë rrugor, plagosen 17 nxënës

Në ditën e parë të shkollës 17 nëxnës janë plagosur në një aksident të rëndë rrugor, i cili  ka ndodhur sot, rreth orës 7 e 30 minuta, në fshatin Dritan, të Drenasit në Kosovë, shkruan koha.net.Bëhet e ditur se ndërhyrja e mjekëve ishte e shpejtë dhe se fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën.Rastin e ka konfirmuar edhe zyrtarja për informim e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:30.“Në rrugën e ‘Ferronikelit’ në Drenas ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes të një kamioni ‘Mercedes’ dhe një minibusi, ku kanë mbetur të lënduar 17 persona”, ka thënë Flora Ahmeti