Hungari, në një natë hynë 6 mijë klandestinë, Austria dërgon ushtarë në kufi
Edhe Hungaria arriti një rekord të ri emigrantësh ku brenda një dite rreth 6 mijë klandestinë hynë nga kufiri me Serbinë. Ndërkohë situata në kampin Tranbzit të Roszkes ishte e qetë në mëngjes, pasi policia dhe ushtria larguan me autobusë të gjithë emigrantët në drejjtim të kufirit austriak.Në kufi nisi patrullimi i policëve dhe ushtrisë të shoqëruar nga qentë dhe mjetet e blinduara. Qeveria hungareze ka paralajmëruar se duke filluar nga nesër në bazë të ligjit të ri kushdo që kalon kufirin në mënyrë të paligshme do të arrestohet.Edhe në kufirin austriak numri i klandesitnëve po shtohet nga ora në orë, pasi emigrantët po përpiqen të largohen sa më shpejt nga Hungaria por edhe për shkakun se linja hekurudhore me Gjermaninë nuk po funksiononm plotësisht. Policia austriake tha se gjatë ditës pritet që 10 mijë vetë të kalojnë kufirin austro-hunagrez në këmbë, ndërsa qindra të tjerë janë dyndyr në stacionin e Vjenës. Ndërkohë edhe ushtria austriake ka vendosur të dislokojë trupat ushtarke për të përfocuar kufijtë.Të paktën 2,200 ushtarë do të ndihmojnë policinë sipas një njoftimi të dhënë nga policia austriake.Fluks klandestinësh edhe në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë, ku emigrantët thonë se pas një rrugëtimi të vështirë në Mesdhe do të vijojnë udhëtimin për në destinacionin final, që është Gjermania.