Ambasadori britanik: Unë s’do të doja të përfaqësohesha nga një gangster, ju vendosni vetë

Për herë të parë ambasadori i Britanisë në vendin tonë kërkon që drafti për dekriminalizimin të mos jetë vetëm pjesë e debateve të politikës, por të shtrihet edhe më tej. Nikolas Kenon sugjeron që cështja e dekriminalizmit të diskutohet me shoqërinë civile dhe qytetarët.Nicholas Cannon: Ky është një vendim mes shqiptarëve dhe parlamentit shqiptar, por publiku ka të drejtë të përfaqësohet nga niveli më i lartë. Kush dëshiron të të përfaqësoheet nga njerëz që kanë pasur probleme me trafikun e qënieve njerëzore apo trafikun e drogës, është një problem që duhet zgjidhur, cështja është si duhet vepruar? Është për tu debatuar midis politikanëve, por edhe publikut, si mendon publiku, më pas vendoset mes palëve si duhet vepruar.Diplomati britanik, shkon deri aty sa thotë se nëse do ishte shtetas shqiptar nuk do të donte te përfaqësohej nga persona të inkriminuar.Nicholas Cannon: Unë nuk do të doja të përfaqësohesha nga një gangëstër, dhe njerëzit këtu duhet ta mendojnë në këtë mënyrë e të vendosin atë që duan. Unë nuk kam të drejtë vote, ju keni, ndaj duhet ta mendoni si do veproniDeklaratat e Cannon u bën nga qyteti i Durrësit, pas cermoninë së hapjes së kursit të anglishtes në qendrën ndërinstitucionale operacionale detare.[caption id="attachment_579571" align="alignnone" width="640"]canoon Ne foto : Ambasadori britanik Cannon[/caption]/Oranews.tv/