"Stop gjakmarrjes", manifestimi i të rinjve në qendër të Shkodrës
Të rinjtë e operacionit "Colomba" nga "Korpusi i paqes i komunitetit Papa Giovani 23" kanë ftuar qytetarët shkodranë të luftojnë fenomenin e gjakmarrjes. Shkodra rezulton të jetë qarku me i prekur nga ky fenomen, ku sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Arsimit, këtë vit shkollor, të paktën 18 fëmijë të ngujuar nuk do të ndjekin mësimet në shkollë sipas bashkëmoshatarëve.Prej 4 vitesh mblidhen në qendër të Shkodrës për të përkujtuar viktimat e gjakmarrjes dhe hakmarrjes, dhe për të thënë me zë të lartë që nevojitet pajtim kombëtar.Janë të rinjtë e operacionit "Colomba" nga "Korpusi i paqes i komunitetit Papa Xhovani 23", të cilët bashkë me mesazhin e paqes, ftuan qytetarët Shkodranë përmes broshurave informuese, që t'i luftojnë këto fenomene që po marrin jetë njerëzish në mënyrë të padrejtë.Qytetarët bëjnë apel për të forcuar ligjin.Ndonëse nuk ka statistika zyrtare, sipas të dhënave të shoqatave në të gjithë vendin numerohen rreth 2 mijë persona në hasmeri që jetojnë të ngujuar.Statistikat flasin për mbi 900 viktima, pjesa më e madhe të rinj, mes moshës 21-37 vjeç, ndërsa gjakmarrjes nuk i kanë shpetuar as fëmijët dhe gratë.[caption id="attachment_579440" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Te rinjte e operacionit "Colomba"[/caption]/Oranews.tv/