Dhunohet makina e Mustafës, aktivistë të VV-së ia shkarravisin me spray
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2015, 08:50
Dhunohet makina e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa. Mediat kosovare raportojnë se ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur ai po shkonte në zyrën e tij në Kryeministri.Sulmi ka ndodhur nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kësaj radhe kanë përdorur ngjyrën si mjet sulmi ndaj veturës së Kryeministrit.Përgjegjësinë për këtë akt e kanë pranuar Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka thënë se përmes këtij veprimi dëshirojnë t’i kujtojnë kryeministrit Mustafa që nuk mund të defunksionalizojë shtetin e Kosovës përmes krijimit të Zajednicës.