Holandë, kapen 120 kg kokainë në portin e Roterdamit, në pranga 5 shqiptarë

Policia holandeze ka sekeuestruar një sasi prej 120 kg kokainë në dy operacione në portin e Roterdamit.Në pranga kanë rënë pesë shqiptarë, të moshës 27 deri në 43 vjec, emrat e të cilëve ende nuk bëhen të ditura.Operacioni antidrogë u zhvillua nga policia doganore në bashkëpunim me atë të portit, pas informacionit që kishin marrë se disa burra ishin parë në konteniere afër portit me disa çanta sportive.Nga kontrolli, policia gjeti kokainë të fshehur në vende të ndryshme në kontenierët brenda portit.Gjatë operacionit, forcat e policisë kanë përdorur qen droge dhe helikopterë, me anë të të cilëve u bë e mundur kapja e shqiptarëve.Pesë shqiptarët e arrestuar janë të moshës nga 27 deri në 43 vjeç dhe sipas raportimeve të mediave hollandeze njëri prej tyre është kafshuar nga qeni për zbulimin e drogës.Operacioni u zhvillua përgjatë të premtes dhe të dielës, 4 dhe 6 shtator.Nga kontrolli i parë i policisë u gjet 85 kg kokainë. Ndërsa pas një kontrolli të dytë po në kontenier të dielën, policia gjeti edhe 35 kg të tjera kokainë.Sipas raporteve policore, vlera e drogës në total do të kapte 4 milion euro në treg, ndërsa dyshohet se vendi i origjinës ishte Ekuadori.“Pas sekuestrimit, sasia e kokainës është asgjësuar”, bën me dije Prokuroria holandeze, duke shtuar se vijojnë hetimet për të dyja rastet e sekuestrimit të kokainës.[caption id="attachment_576594" align="alignnone" width="640"]crop_3273767 Në foto: Sasia e kokainës e sekuestruar nga policia holandeze në port[/caption]123