Stuhitë monstruoze të rërës gllabërojnë Lindjen e Mesme, 8 të vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2015, 22:17
Një stuhi rëre vdekjeprurëse ka përfshirë një pjesë të Lindjes së Mesme duke vrarë të paktën 8 persona përfshi 2 fëmijë dhe duke shkaktuar qindra të plagosur.Pjesë të mëdha të Libanit, Sirisë, Izraelit dhe Qipros u përfshinë nga re të dendura pluhuri nga stuhia që filloi në rajon ditën e djeshme (7 shtator).Në Siri sot, të paktën 6 persona vdiqën si pasojë e problemeve me frymëmarrjen.“4 persona humbën jetën, përfshi një fëmijër dhe një grua të moshuar, si dhe një fëmijë tjetër në provincën Hama,” tha kryetari i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Abdel Rahman.Në kryeqytetin e Sisisë, Damask, kreu i spitalit tha se më shumë se 1200 njerëz janë trajtuar për probleme me frymëmarrjen.
