Kriza e klandestinëve, Junker: S’është koha për tu frikësuar, por për aksion

Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker, prezantoi planet që sipas tij do të ofrojnë një përgjigje të vendosur dhe gjithëpërfshirëse për krizën e klandestinëve që ka përfshirë Europën.Përpara Parlamentit Europian, Junker u shpreh se kjo nuk ishte një kohë për tu frikësuar por për të ndërmarrë aksione dhe për të treguar humanizëm.Ai pranoi se BE nuk ishte në një situatë të mirë pasi i mungon uniteti dhe se të gjithë duhet të bëjnë një përpjekje për të bashkëpunuar në mënyrë që të ndryshojnë situatën.“Për sakohë vijon lufta, asnjë mur, asnjë barrier nuk duhet të ndalë këtë fluks klandestinësh, duhet të shmangim demagogjinë. Duhet të vihemi në vendin e tyre dhe të pyesim veten, sa do të paguanim për të rinisur jetën”.Junker tha se standartet europiane, rregullat e emigracionit janë të shkruara dhe ekzistojnë, por janë vendet anëtare që nuk po i implikojnë.“Ka ardhur koha ti respektojnë sepse është në lojë kredibiliteti i Europës” tha ai.Sipas Presidentit të KE-së, Europa duhet të pranojë që emigracioni nuk është vetëm një problem, por një burim.Ky Komision, nënvizoi ai, nuk do të tërhiqet nga traktati i Shengenit, duhet të lejojmë azilin e punësimit.Po ashtu gjatë fjalës së tij që disa herë u ndërpre nga europarlamentarët kundër emigracionit, ai bëri thirrje që Greqia, Italia dhe Hungaria të mos lihen vetëm përballë kësaj krize në rritje.Në mesin e propozimeve të Junker u përfshinë:-Ndarja e barabartë e 160 mijë klandestinëve mes vendeve anëtare- Një sistem i përhershëm për përballimin e krizave të tilla edhe në të ardhmen- Përpjekje për të forcuar sistemin e përbashkët të BE për azilin- Rishim i sistemit të Dublinit, ku nënvizohet se për azil aplikohet në shtetin e parë të BE që emigrantët hyjnë