Zgjedhjet e 21 qershorit, Halimi: Damkë e zezë për Shqipërinë. Blerja e votës sistem
PD e ka konsideruar raportin e OSBE/ODIHR damkë të zezë për Shqipërinë. I ftuar në Ora News, deputeti Eduard Halimi tha se kjo mazhorancë më 21 qershor ka zhbërë standardet demokratike duke devijuar votën e qytetarëve.Eduard Halimi: Sot flitet vetëm për partia dhe shteti janë një. Po nuk militove në parti, po nuk punove në parti, po nuk kontribuove në parti, në zgjedhje po nuk more votat, po nuk përdore dhunën për të marrë votat atëherë të ardhme në këtë shtet nuk ke dhe kjo është dita më e zëzë që ka ndodhur.Sipas deputetit demokrat nga viti 2013 kjo mazhorancë blerjen e votave e rrënjosi në sistem.Eduard Halimi: Blerja e votës është kthyer në sistem. Për herë të parë u kandiduan drejtpërdrejt edhe kundrejt thirrjeve të ambasadorëve të vendeve të BE dhe të SHBA, kandidatë me rekorde të tmershme kriminale.Halimi tha se raporti i OSBE/ODIHR është një tablo që përmbledh shqetësimet e opozitës nga presioni ndaj votuesve deri tek përdorja e bandave kriminale nga qeveria për të manipuluar zgjedhjet.