Dekriminalizimi, Ruçi: Opozita e përdor për kredo politike; Balla: Shumë shpejt ligji
Nga Elbasani ku kanë nisur takimet me strukturat për t'i hapur rrugë zgjedhjeve të brendshme, kryetari i grupit parlamentar të PS-së Ruçi dhe deputeti Balla shpjeguan se shumë shpejt vendi do ketë legjislacionin që ndalon personat e inkriminuar të mbajnë poste drejtuese. Por në deklaratat e tyre Ruçi dhe Balla nuk qartësuan nëse drafti për dekriminalizimin do jetë produkt i Komisionit të Posaçëm.Pas zhvillimeve të fundit në parlamentin e Shqipërisë nga radhët e së majtës, që kulmuan me arrestimin e deputetit Armando Prenga dhe dorëzimin e mandatit të Arben Ndokës, dy figura me peshë në Partinë Socialiste e cilësojnë dekriminalizimin, proçes që shumë shpejt do të ketë një ligj.Por kryetari i grupit të PS, Gramoz Ruçi dhe deputeti Taulant Balla nuk qartësojnë nëse drafti që do parandalojë emërimin në pozicione drejtuese të personave me rekorde kriminale, do jetë produkt i Komisionit të ngritur për këtë çështje.Ruçi: “Ju e keni dëgjuar dje në parlament këtë çështje, nuk është problem i ri, por i kahershëm. Më duket se më shumë përdoret për kredo politike dhe elektorale kjo çështje. Ju e dini që Parlamenti ka ngritur një Komision përkatës, pra ka një dakordësi politike me ndërmjetësimin edhe të faktorit ndërkombëtar, veçanërisht BE. Një komision që drejtohet nga opozita, një komision që pothuajse është jofunksional, drejtuesi është i opozitës. Dhe një komision që sipas vendimit të Parlamentit duhet të kishte sjellë produkt në Parlament.Përderisa ka një veprim të njëanshëm, atëherë kemi të bëjmë me një vendim politiko-elektoral për të rritur kredot elektorale të forcës kundërshtare politike. Lufta kundër krimit, dekriminalizimit të shoqërisë shqiptare unë do të mendoja që është reforma që parlamenti ka ndërmarrë tashmë nëpërmjet komisionit përkatës dhe ekspertëve shqiptarë dhe jo shqiptarë, ajo e sistemit të drejtësisë. Mendoj se ajo do të jetë një paketë e plotë që do të japë zgjidhjet përkatëse për këtë çështje”.Balla: “Brenda një kohe shumë të shkurtër Shqipëria do të ketë një ligjislacion shumë të mirë dhe ndëshkues me qëllim parandalimin e pjesmarrjes në politikë apo pozicione të larta drejtuese të elementëve me rekorde kriminale”.Deklaratat dy figurave me peshë tek e majta u bënë pas takimit me strukturat e PS në Elbasan, në kuadër të analizës paszgjedhore që do i hapë rrugë zgjedhjeve të brendshme të partisë që mbahen brenda periudhës shtator-janar.[caption id="attachment_576145" align="alignnone" width="712"]
Ne foto : Ruçi ne te majte, Balla ne te djathte te fotos[/caption] /Oranews.tv/