Trafiku i drogës nga Shqipëria me avion, ja fotot e të arrestuarve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2015, 10:20
Publikohen fotot e 4 të arrestuarve të akuzuar si të përfshirë në trafikun e drogës mes Shqipërisë e Italisë.Në pranga kanë rënë Maksim Llanaj, Fitor Alliaj i njohur me nofkën “Vito”, Pasquale D’Ambrosio Pasquale, dhe Rosario Campisi.Hetimet e e seksionit Antidrogë të Policisë së Torinos ndaj një grupi kriminal që merrej me importimin në sasi të mëdha të marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë, kanë zbuluar teknikën e vecantë kriminale të përdorur për futjen e lëndës narkotike.Për importimin e drogës përdorej një avion i tipit të lehtë i modelit "Dynamic". Avioni ishte modifikuar në brendësi të tij për të lehtësuar ngarkesën dhe për të lejuar transportimin e sasive sa më të mëdha të marijuanës. Avionit i ishte hequr sedilja mbrapa.