Emigrantët thyejnë kordonin e policisë hungareze pranë kufirit me Serbinë

 Qindra arabë, aziatikë dhe afrikanë, të lodhur nga pritja e autobuzëve thyen kordonin e policisë hungareze afër kufirit serb sot (7 shtator) dhe marshuan në very në autostradën kryesore të Budapestit.Autoritetet hungareze nuk ishin të aftë të kontrollonin turmat e mëdha të njerëzve.Policia vazhdmimisht përpiqej të formonte linja bllokimi në rrugë , në afërsi të fshatit kufitar Roszke, por azilkërkuesit nuk mbaheshin dot nga numri i paktë i policëve.Trafiku u ndërpre në të dyja anët e autostradës, dhe ndërsa emigrantët ecnin me shpejtësi në buzë të autostradës, policia i ndiqte hap pas hapi por jo në përpjekje për t’i ndaluar.Një helikopter monitoroi lëvizjen e tyre deri në mbrëmje.