Shqipëri-Portugali 0-1, goli në minutat shtesë prish gëzimin e shqiptarëve
Ka përfunduar me rezultatin 0-1, ndeshja mes Shqipërisë dhe Portugalisë në “Elbasan Arena”. Një ndeshje e vështirë për kuqezinjtë, e cila prishi gëzimin e shqiptarëve.Miguel Veloso në minute e 92’ ka shënuar gol me kokë pas një goditje këndi.Pjesa më e madhe e 90 minutave të lojës është dominuar nga portugezët, me disa raste të pastra nga Ronaldo, por pa arritur tek goli.Në pjesën e dytë djemtë e De Biazit janë zgjuar duke patur disa raste të pastra. Në minutën e 74’ Cikalleshi gjuan drejt portës së Portugalisë, por topi devijohet duke goditur shtyllë. Në minutën e 87 Xhaka gjuan një goditje dënimi, por topi përfundon jashtë.Me rezultatin e sotëm, Shqipëria mbetet në kuotën e 11 pikëve në vendin e tretë. Portugalia në vendin e parë me 15 pikë, ndërsa Danimarka me 12 pikë ndodhet në vendin e dytë.Minutë pas minute92' Migeual Veloso shënon gol për Portugalinë87' Xhaka gjuan goditje dënimi, por topi përfundon jashtë82' Karton i verdhë për Nanin80' Eliseu i vetëm përballë Berishës, por gjuan jashtë74’ Rasti i pastër për Shqipërinë, Cikalleshi gjuan drejt portës së portugezëve, por devijohet nga mbrojtja duke kapur shtyllë73’ Odise Roshi humb gabon në pasim70' Lëvizja e radhës për Shqipërinë, në fushë hyn Roshi dhe largohet Gashi64’ Për Portugalinë del Silva dhe hyn Kuarezma64’ Një mundësi e mirë për Shqipërinë, por Cikalleshi nuk e çon topin në portë62’ Dëmtohet Ajeti56’ Ronaldo kap topin me dorë Goditje dënimi për Shqipërinë54' De Biazi bën lëvizjen e parë për kombëtaren, hyn Basha dhe del nga fusha Abrashi52’ Rasti i mirë për Shqipërinë, CIkalleshi një goditje të rrezikshme, por topi përfundon mbi travers51’ Nani godet një goditje dënimi, por pret në kohë Berisha45' Mbaron pjesa e parë 0- 044’ Krosim i mirë i Agollit, por topi pritet nga portieri portugez Rui Patricio39’ Një tjetër aksioni i Portugezëve, gjuan fuqishëm Bernard Silva por topi del jashte porte36’ Tentativë e Cikalleshit në zonën portugeze, por shume larg golit34’ Nani gjuan në zonën e mbrojtjes por kroson gabim31’ Ronaldo gjuan me kokë drejt portës, por pozicion jashtë loje. Djemte e De Biazit në vështirësi30’ De Biazi nxjerr në nxehmje Memushaj, Kacen dhe Bashën28’ Sërish portugezët nuk ndalen nga porta shqiptare, Ronaldo gjuan fuqishëm, por ndalet nga mbrojtja duke e cuar në goditje dënimi26' Berisha “supermen”, ndërhyn në kohë me kokë në një sulm të Ronaldos23’ Goditje denimi për kuqezinjtë, por tërhiqen20’ Portugezët fitojnë një tjetër goditje dënimi, por pasimi për Ronaldon eshte i gabuar15” Cikalleshi futet në zonën e Portugalisë, por ndalet nga mbrotja14’ Portugezët sërish drejt portës së Berishës, por gjuajnë jashtë13’ Tjetër sulm i rrezikshëm nga portugezët, Ronaldo gjuan jashtë12’ Goditje nga këndi për portugezët, Nani gjuan shtyllë11’ Super goditje nga Ronaldo, por kombëtarja shqiptatre e vendosur të mbroje portën. Pret Berisha09” Ronaldo hyn në zonë ndalet nga Kukeli08’Berisha kontrollon topin në zonë06′ Krosim i rrezikshëm i Agollit drejt zonës nga krahu i majtë, por largon topin Eliseu.03′ Goditja e parë nga kendi i përket portugezëve.01′ Ka nisur sfida me topin e parë të luajtur nga kuqezinjtë.
Sfida e sotme është e vlefshme për kualifikueset e Euro 2016 në Francë.Mijera tifozë shqiptarë janë sot opotimist për një fitore me Portugalinë, çka do ti hapë dritën jeshile skuadrës së De Biazit për në Europianet e 2016.Shpresat për një kualifikim të Shqiptarëve i dha edhe Armenia e cila i mori një barazim Danimarkës.Formacioni i dy skuadraveFormacioni i ShqipërisëTekniku italian Gianni De Biasi ka vendosur të zbresë në fushë të njëjtin formacion si ndaj Danimarkës, përpara 3 ditësh në Kopenhagen, duke aktivizuar në portë Berishën; në mbrojtje (nga e djathta në të majtë) Xhimshiti, Cana, Ajeti, Agolli; në mesfushë Xhaka, Kukeli, Abrashi, ashtu sikurse edhe dyshja Gashi-Lenjani, të cilët do të jenë më të tërhequr gjatë fazës mbrojtëse, por do të mbështesin në fazën sulmuese Cikalleshin e vetëm në sulm.Formacioni i PortugalisëNë portë, për luzitanët do të zbresë Rui Patricio; në mbrojtje Eliseu, Carvalho, Pepe dhe Vieirinha; në mesfushë do të luajnë Veloso, Danilo dhe Nani, ndërsa në sulm do të zbresin 3 lojtarë: Bernardo e Danny do të furnizojnë me topa veç të tjerash edhe qendërsulmuesin Ronaldo.

[caption id="attachment_575774" align="alignnone" width="351"]
Formacioni zyrtar i te dyja skuadrave[/caption]
[caption id="attachment_575789" align="alignnone" width="977"]
Ne foto: C. Ronaldo duke hyre ne stadium[/caption]